"Adriana" për festimet e 70-vjetorit të Teatrit "Migjeni"

Kultura

"Adriana" për festimet e 70-vjetorit të Teatrit "Migjeni"

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Binjakëzimi i ndodhur vite më parë mes Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës ka bërë që aktivitetet e shumta kulturore, kultura e artistët shkodranë të ngjiten në skenën kulturore të Ferizajt për vite me radhë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Teatri "Adriana" nga Ferizaj ka pranuar ftesë nga Bashkia e Shkodrës për festimet e 70-vjetorit të aktivitetit teatror të Teatrit "Migjeni" nga Shkodra, i cili mbahet më datën 3 nëntor.

Kjo ftesë flet për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dy institucioneve të binjakëzuara si dhe nderin e vlerësimin që drejtuesit e përfaqësuesit e kulturës në Shkodër, kanë për artin dhe kulturën në Ferizaj, veçanërisht përpjekjen e përkushtimin e Teatrit "Adriana" në afirmimin mbarëkombëtar të vlerave të artit skenik.

Publiku ferizajas çmon lart vlerat kulturore që përçon çdo aktivitet e pjesëmarrje kulturore e artistëve shkodranë në Ferizaj.

Kjo u vërtetua edhe në edicionin e 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku shfaqja "Zona e pritjes" nga Shkodra bashkë me shfaqjen "UN Inspektori" nga Ferizaj ndanë çmimin e parë nga juria profesionale, njofton Zyra për media pranë Komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat