Panairi i librit në Prishtinë- i suksesshëm

Kultura

Panairi i librit në Prishtinë- i suksesshëm

Nga: Arta Beqiri Më: 10 maj 2011 Në ora: 00:45

Prishtinë, 9 maj

Të hënën u mbyll panairi ndërkombëtar Prishtina 2011. Në këtë panair është vënë re një interesim më i madh nga ana e qytetarëve për librin. Panairi ndërkombëtar i librit “Prishtina 2011”, iu ofroi lexuesve tituj të rinj nga rreth 80 shtëpi botuese. Gjithashtu në këtë panair janë prezantuar rreth 1 mijë tituj. Sipas kryetarit të Unionit të Botuesve të Prishtinës, Behxhet Bici çmimet ishin deri në 20 për qind ulje, ai gjithashtu shprehet mjaft i kënaqur me ecurinë e panairit dhe me pjesëmarrjen e shtëpive botuese i cili ishte në numër me të madh se çdo vit, Bici po ashtu u shpreh se procesi i panairi ka shkuar më mirë se sa që e kanë paramenduar. Blerja e librave është intensifikuar kryesisht në dy ditët e fundit. Në përgjithësi dashamirët e librit, thanë se Panairi ofronte literaturë të lloj-llojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat