Refreni i përjetshëm i këngës së lirisë - Bota Sot
Refreni i përjetshëm i këngës së lirisë

Kultura

Refreni i përjetshëm i këngës së lirisë

Nga: Azgan Haklaj Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 22:31
Azgan Haklaj

Pavdeksia Eshtë Mbiemri Juaj i Dytë. Në të gjitha liritë njerëzore më e shenjta, më themelorja dhe më sublimja është liria e fjalës.

Ajo është një vijë demarkacioni mes tiranisë e civilizimit, mes demokracisë e diktaturës, mes tiranëve që mundohen ta prangosin atë dhe burrështetasve të kombeve të lira, të cilët e garantojnë me ligj lirinë e fjalës dhe e konsiderojnë atë një vlerë të shenjtë e të paprekshme.

18 vite më parë gazetarja dhe e dashura e fjalës së lirë u vra barbarisht nga oktapodi kriminal i pushtetit, segmentet e të cilit i mbijetuan ndryshimit të sistemit dhe goditën këdo që kishte për mision fjalën e lirë dhe vendosmërinë për tu rreshtuar pamëdyshje në krahun e atyre që aspirojnë lirinë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe modelin e shoqërive të civilizuara dhe të iluminuara të hapsirës së Botës EuroAtlantike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat