”Klithma e tokës” e Alba Huta përmbledhje poezish që ua kushton vajzave të saj

Kultura

”Klithma e tokës” e Alba Huta përmbledhje poezish që ua kushton vajzave të saj

Nga: Sokol Demaku Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 19:53
Alba Huta

E thotë që në fillim autorja se ky libër u kushtohet tri vajzave të saja Enit, Mikit dhe Anjës, sepse si autorja thotë ato janë aryeja e jetës së saj si nënë dhe se ato janë sikur lulet në natyrë që e zbukurojnë jetën. Ato janë ato lule që autorës ia zbukorojn ë jetën dhe ate e bejnë të lumtur dhe se si autorja thotë ”pa to jeta nuk do të kishte kuptim”.

Është përmbledhja e parë me poezi e autores Alba Huta botuar dhe dhe redaktuar për botim nga Redaksia e revistës Dituria ne Borås të Suedisë, me 137 poezi të ndara në dy kapituj.

E fillon përmbledhjen me peozinë ”Toka grua” ku në mes tjerash thotë:

E ndotin duar të pista, mendje të pamendta.

Kurrë nuk pati mundësin t`i krehë flokët

Me krehërin e historsië së saj.

Po lahet tashmë, në lekurën e bardhë të akujve që shkrinjë…

Pra nese mund të shprehem kemi të bëjmëme mendime filozofike dhe shprehje të realitetit të sotëm që mbretëron në rruzullin tokësor. Është me vlerë që të shfletohen poezitë e radhitura me shumë kujdes në faqet e librit dhe lexuesi të marrë dhen ndjejë ndjenjen e poetës për vargut. Të përjetoj realitetin e sotëm përmes vargut e këtë e lexojmë tek poezia ”Shkrimi i pulbardhës” kur autoirja thotë:

Deti shpeshherë bëhet burgu i të vdekurëve

Dhe liria e të gjallëve”

Ku në mënyrë artistike na përshkruan gjendjen e sotme në të cilën njerzit tonë jetojne jetën e tyre.

Duke shfletuar përmbledhjen ”Klithma e tokës” lexuesi do përjetoj dhe ndjej gjendjen shpirtërore të autores dhe syrin kritikë të saj për jetën, dhe gjendjen në të cilën sot jetojmë.

E këtë më së miri mudn ta kutojmë kur lexojm¨åe vargjet e poezisë ”Këtu jam” kur poetja shprehet:

Këtu jam këtu,

Duke tymosur smogun e banalitetit social,

Përzjerë me pak element tragjikë,

Që nëse i trazojmë pak më shumë,

Marrin flakë me një shkendijë,

Furnizon turmat me ngjarje,

Për një kohë të gjatë.

Image

Pra n¨´e vargjet e autores gjejmë atë gjendjen krizë, gjendjen e pa shpresë të njerzimit që si duekt edhe vet autorja e përjeton cdo ditë. Është interesant se ajo filozoja e vargut është shumë e mprehtë, thumbon, shpoton gjendjen shoqerore të krijuar dhe duke mos marrë shkasë për një përmirësim të shpejt.

Ia lem lexuesit që me shfletimin e librit të gjeje veten në poezitë e autores Alba Huta.

Promovimi i këtij libri organizuar nga QKSH ”Migjeni” Borås dhe Shtepia botuese ”Shkupi” nga Shkupi u bë në aolane Gjimnazit ”Zef Lush Marku” në Shkupo në 1 nentor 2019 në prnain e një numri rekord të adhuruesve të fjalës së shkruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat