Meselera si ngahera

Kultura

Meselera si ngahera

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 3 nëntor 2019 Në ora: 08:47
Ilustrim nga Sevdail Hyseni

KALI PA TAGJI!

Ngarendi fukarai

Te Beu për ndihma,

- Ma jep një teneqe grurë

Se më doli fryma!

Beu fërkoi mjekrën

-Ti paske vdekur, o fatzi,

Pse po ma len kalin

Një ditë pa tagji?!

ANGARIA

Pashai gomarët e fshatit

I mblodhi për angari,

Me të nuhatur Nastradini

Ikë dhe fshihet në shtëpi!

Mirë i thotë e shoqja

Ç’ke kështu, ti s’je gomar?!

Derisa ta marrë vesh pashai

Më del djersa mbi samar!

ÇELËSI

Nga të pirët e tepërt

Një pijanec fare,

Provon derën e shtëpisë

Ta çel me cigare!

Mbasi nuk ia doli

Kërkon ndihmë i gjori,

Nga një kalimtar,

Që shkon atypari!

Po ky nuk është çelës

Brenda për të hyrë!

- O të keqen çelësin

Unë e paskam pirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat