Gazeta “Bulevard” - kombëtare, e lirë dhe kritikë e guximshme si “Bota sot” - Bota Sot
Gazeta “Bulevard” - kombëtare, e lirë dhe kritikë e guximshme si “Bota sot”

Kultura

Gazeta “Bulevard” - kombëtare, e lirë dhe kritikë e guximshme si “Bota sot”

Nga: Skender S. Kapiti Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:01
Skender S. Kapiti

Gazeta “bulevard” e botuesit Artur Llana është portal dhe gazetë lokale e cila del kryesisht në Durrës, Tiranë dhe Elbasan , por realisht: nga tematika , problematika dhe gjthperfshirja e lajmeve, informacioneve dhe e botimeve të opinioneve, analizave politike dhe të spekrit të gjere letraro- krijues, historiko-politik , social e sportiv ajo është gazetë gjithkombëtare.

Karakterin gjithkombëtar kësaj gazeta ia jep edhe fakti se “bulevard” është pothuajse e vetmja gazetë që del në Shqipëri ku gjejnë hapësirë për të botuar shkrimtarë, analistë, opinionistë, intelektuale dhe historianë nga të gjitha trevat shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora.

Në këtë aspekt kombëtar gazeta “bulevard” ka si simotër të saj gazetën më të madhe shqiptare dhe prestigjozen “Bota Sot” që del në Prishtinë.

Gazeta “bulevard” ka meritën e madhe e të jashtëzakonshme edhe për mbajtjen gjallë të frymës krijuese dhe të aktiviteteve të ndryshme intelektuale në Durrës, të paraqitjes prej saj te botimeve të veprave letraro-artistike të shkrimtarëve dhe të artistëve durrsakë si dhe të vlerësimeve e recesioneve për to, dhe të aktiviteve të tjera artistike, shoqërore , kulturore, sportive e shkencore,

Gazeta “bulavard “ është një hapësirë e lirë mediatike e pavarur politikisht dhe as e korruptuar materialisht, është gazetë e mendimit të lirë dhe pa kurrfarë ndikimi e presioni politik dhe as nga vetë botuesi mbi gazetarët , shkruesit dhe opinionistët e saj.

Gazeta “bulevard” është krejtësisht ndryshe nga mediat e tjera që vetëquhen si të pavarura, pasi te gazeta “bulevard” është vështirë që të gjesh karakterin privat e personal të botuesit të saj , ashtu sikurse janë pothuajse jo vetëm gazetat por edhe televizionet në Shqipëri si media të familjarizuara, te klanuara, politike dhe mercenaro-materialiste.

Asnjë gazetë dhe asnjë botues në Shqipëri nuk ka pësuar presione e shantazhe nga më të ultat se sa gazeta dhe botuesi i “bulevard” , i cili i ka sfiduar me nje guxim intelektual me se shëmbullor.

Zërin kritik dhe pozicionin moral të opozitarit kundër të këqijave të politikës e pushtetit , kundër krimit, hajnisë e korrupsionit askush nuk e frikësoi dhe as nuk ia ndaloi dot asaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat