Profesor Antoni

Kultura

Profesor Antoni

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 4 nëntor 2019 Në ora: 10:43
Anton Çetta

Profesor Anton Çetën për herë të parë e kam takuar në vitin 1983.Ishte prilli i atij viti kur një numër i caktuar i studentëve të Degës së letërsisë dhe të gjuhës shqipe kishim diplomuar dhe një shoqe jona na kishte ftuar në shtëpinë e saj në Prishtinë për të festuar.Ishte ajo Drita(Ruhani),e cila ishte një nga të diplumuarit.Tash nuk më kujtohet sa ishim në numër,por Drita,së bashku me familjen e saj ishte kujdesur që ajo ditë e gëzuar të kalonte si është më së miri.

Babai i Dritës Azizi(Ruhani)shkrimtar, derisa ne festonim e solli edhe profesor Antonin!Ardhja prifesor Antonit,në festën tonë ishte edhe një surprizë e llojit të vetë!Batutat e profesor Antonit e bënë edhe më të këndshme festën tonë!Kur fliste profesor Antoni ne bëheshim sy e vesh:donim që atë që e fliste profesori,jo vetëm ta dëgjonim,por ta rexhistronim në mendjen tonë!Meqë profesor Antoni ishte mbledhës i rrëfimeve popullore gjithandej Kosovës,por kishte bërë emër me rrëfimet popullore të Drenucës,me dëshirë i rrëfente ato.Edhe sot pas kaq vitesh më kujtohet një anekdotë e tij,që derisa ai e interpretonte(thash e interpretonte sepse stili i tij ishte i veçantë)ne domosdo që edhe e dëgjonim,por edhe qeshnim me lotë!E ajo anekdotë bënte fjalë për një njeri dembel i cili mospunën e tij mundohej ta arsyetonte me fenomenet e ndryshme natyrore!Anekdota në fjalë thoshte:-Një bujku i kishte ikur koha e mbjelljes së grurit.Kur e kishin pyetur bashkëfshatarët se përse nuk e kishte mbjellur grurin ai ishte përgjigjur:-sepse njëherë ishte tepër thatë e pastaj tepër lagshtë!-Po ku ishe ti në mes të të thatit dhe të lagshtit?!-e kishte pyetur njëri nga bashkëfshatarët,ndërkaq bujku dembel nuk kishte dhënë përgjigje!...

Herën e dytë profesor Anton Çettën e kam takuar në ato ditë të Pajtimit të madh të shoqërisë shqiptare të Kosovës në vitin 1990!

Kishte ndodhur një ngatërresë,mu në ato ditë të Pajtimit të madh,dhe ngatërrestarët,para se të ia shtrinin dorën e pajtimit,dëshironin që ta takonin dhe ta dëgjonin fjalën e profesor Antonit!Disi e gjetëm edhe telefonin e profesorit,dhe e cingërruam tekefonin!Nga ana tjetër u lajmërua bashkëshortja e profesorit,e cila na tha se profesori ishte në shtëpi,por ishte në gjumë pasi që ishte kthyer nga një rrugëtim i gjatë!Kur ne i treguam hallin që kushim,ajo na premtoi se sapo të zgjohej nga gjumi do t‘i tregonte për hallin tonë dhe do të na lajmëronte nëse ai do të na priste në shtëpinë e tij,dhe të na ndihmonte që ajo ngatërresë të zgjidhej!(Ishte koha kur një popull i besonte pothuajse vetëm fjalës së profesor Antonit,kur bëhej fjalë për pajtime!...

Nuk kishin kaluar as dy orë dhe në lokalin ku ne prisnim me ankth u dëgjua cingërrima e telefonit.Nga ana tjetër e tekefonit fliste bashkëshortja e prifesor Antonit.Ajo na tha se prifesor Antoni na priste në sallonin e shtëpisë së tij!

„Delegacioni“ynë ishte i madh në numër,por profesor Antoni u kujdes që të bënte vend për secilin nga ne!

-Mirë se keni ardhur në shtëpinë time!-do të na uronte prifesori,ndërkaq e shoqja do na ofronte nga një gotë me raki rrushi.

-Kjo është sa për fillim sepse pastaj do të vijnë edhe gjëra të tjera!-do të shtonte profesor Antoni dhe do të shtonte:-jeni në shtëpinë time,por ju e dini atë thënien e kombit tonë se:shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit!...

Pastaj do të vazhdonte biseda për çfarë kishim shkuar.Ngatërrestarët do të tregonin për ngatërresën e tyre,ndërkaq profesor Antoni,pasi do t‘i dëgjonte rrëfimet e tyre që bënin fjalë për ngatërresën,do të ua zgjidhte atë në mënyrë sa më të mirë të mundshme,dhe ngatërrestarët do të ia shtrinin dorën njëri-tjetrit mu në shtëpinë e profesor Antonit.

-Meqë edhe këtë ngatërresë e zgjodhëm si është më së miri tash e kemi hak edhe nga një gotë raki rrushi-do të shtonte prifesor Antoni.

Ne do të dilnim të lumtur nga shtëpia e profesorit,sepse kishim arritur pajtimin e ngatërresëtarëve,por edhe kishim qëndruar për më shumë se dy orë me profesorin e nderuar dhe fjalën e tij të menqur!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat