Fjala në letër - Bota Sot
Fjala në letër

Kultura

Fjala në letër

Atdhe Geci Nga Atdhe Geci Më 4 nëntor 2019 Në ora: 13:05
Naim Frashëri

Gjuha shqipe është plot dritë shkronjash
rendje krijimesh dhe luftëra mirëqeniesh
është gjuhë e folur dhe shkruhet bukur
kjo gjuhë hyjnore e qytetërimit shqiptarë
ka kuptim të njeriu dhe guxim dëshirash
është identitet dhe vetëkrijim i vet shpirtit
evolucion krijues i trurit dhe i mendjes
dhe vlerë krenarie për gjithsecilin shqiptarë
Ind i gjuhës sonë është fjalë, shkrim dhe,
alfabeti i mendjes së folur dhe të shkruar
Jeta ime, gjuha jonë ecën nëpër shkronja
zëri saj është tingull, muzikë, ngjyra e art
gjuha jonë është natyrë, origjinë, atdhe!...

Gjuha shqipe, është gjuhë qytetërimesh;
bimë pellazgjike, homerike dhe naimiane
lexohet e shkruhet bukur nga të gjithë
gjuha shqipe ka plot botë e jetë, ka udhë
nga më të panumërtat, i thosha sot fjalës,
më të bukurës përvlimtare të natyrës!...
Lufta për majat e parnasit nuk ndalojnë,
kështu është krijuar kjo botë, pa mësues,
shumë gjëra vijnë e lindin si duan vetë.

Pëplasjet midis gjuhëve të lashta dhe të
gjuhëve moderne ende vazhdojnë, edhe
gjuhët zihen sikur njerëzit, janë pjesë të
njeriut, pjesë e jona në ecje dhe krijime
Gjuhën shqipe s´na e mësuan zogjtë, po
hyjnitë pellazge, ilire, epirote e dardane
Gjuha jonë lindi nga bekimi i perëndive,
nga përenditë tona; Thoti, Zeusi, Naimi…
Gjithësia në gjuhën shqipe vjen thjeshtë
vjen në heshtje, përmes rrezesh e yjesh
përmes ecjes së orëve dhe mileniumeve
gjithësia jonë as safrohet as s´ largohet
truri ynë është ai që e vë fjalën në letër…

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat