Një ritakim i gjeneratës - Bota Sot
Një ritakim i gjeneratës

Kultura

Një ritakim i gjeneratës

Nga: Dibran Demaku Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:22
Takimi

Kjo foto e shkrepur para dy vjete e gjysëm tregon për një takim gjenerate.Ishte ky takimi i studentëve të Degës së Letërsisë shqipe,të Fakultetit Filologjik të Prishtinës të vitit të largët 1980.

Shoku ynë i studimeve Bajram Kabashi,gazetar,me qëndrim (të përkohshëm)kishte publikuar në FB një foto të gjeneratës sonë.Kjo ishte bërë shkak që shokut tonë të gjeneratës  ,Sami Kikajt t’i lindëte ideja që të organizonte një takim!

Dhe takimi i gjeneratës pas tridhjetë e shtatë vitesh,do të ndodhte në një mbrëmje korriku të vitit 2017.Samiu kishte bërë të pamundurën dhe i kishte ftuar që të gjithë.Kuptohet ata me të cilët në një formë apo një tjetër,kishte vërë kontakt!Veçse në takim erdhi një numër modest!

Ata që erdhën në atë mbrëmje,me lot(mbase gëzimi apo malli) rinjiheshin,sepse vitet e shumta pa u parë kishin lënë vrragët e tyre.I vetmi që nuk kishte ndryshuar për as një milimetër(këtu e kemi fjalën për pamjen apo imazhin) ishte profesor Agim Vinca,i cili ishte i vetmi nga profesorët tanë që do të merrte pjesë në takimin tonë të gjeneratës!(Shumë nga profesorët tonë nuk jetojnë më,ashtu siç nuk jetojnë më edhe disa nga shokët e gjeneratës).

Derisa shoqet e shokët e gjeneratës çmalleshin(derisa rinjiheshin),profesor Agimi filloi të deklamonte disa nga poezitë e tij më të njohura,të cilat të pranishmit i riktheu(me mendje) në bangat apo auditorët e fakultetit dhe në ditët e tyre rinore!Dhe pastaj do të niste një bashkëbisedim i cili do të zgjaste për orë të tëra,duke i kujtuar e rikujtuar të gjitha ato që kishin ndodhur në rininë e tyre!...

Profesor Agim Vinca,në një çast derisa po i rinjihte ish studentët do të deklaronte:-„Sa më mban kujtesa ju keni qenë ndër gjeneratat më të mira,si në studime ashtu edhe në çështjen kombëtare dhe që keni bartur mbi supet tuaja të gjitha katrahurat e atyre kohëve!“

Ato katër-pesë orë të atij takimi të gjeneratës,në vilën „Gërmia“ do të kalonin si të ishin katër pesë minuta!Ishin aq të pamjaftueshëm,saqë në ndarje asnjërit nuk i kishte shkuar në mendje për një takim të ri!Për një takim të ri në verën e vitit 2020 për dyzetvjetor...

Mbase Samiut(Kikajt) i bie ndërmend dhe na fton sërish në një takim për dyzetvjetorin,jubilar të gjeneratës!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat