Lumi im i madh

Kultura

Lumi im i madh

Nga: Zymer Mehani Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:51
Zymer Mehani

Nganjëherë m'i ngjan Kalit të Baladës
Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumbë
Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse
Cili qenka ai kalorës që të kalëron
E të ndalet s'dashka as n' paqë as n'furtunë

Edhe vashës mitare me lot në sy m'i ngjan
Ashtu me dënesje kë po e vajton
Kush po t'i shiton ato brigje tua
Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon

Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri
E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashim të tonës etni
Ti shkon e kthehesh e plagët t' kthehen në lule
Kurse unë shkoj e s' vij e me plagë n'shpirt mbushem

Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh
Rroftë dashuria jote - e bukura gurrë me valë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat