Përjetësim i veprës heroike të dëshmorëve - Bota Sot
Përjetësim i veprës heroike të dëshmorëve

Kultura

Përjetësim i veprës heroike të dëshmorëve

Nga: Nezir Selmani (Zharku) Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:43
Kopertina e librit

Ditë e bukur. Dielli rrezonte në shpatijet e katundit Biqec të Komunës së Kaçanikut. Në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” ishin mbledhur mori njërzish. Një sale e vogël brenda shkollës nuk i zinte. Disa mbetën në oborr të shkollës. Ata ishin mbledhur për të përcjellë një coincidence që shfaqej atë ditë në shkoll: mësuesi Ismet Bunjaku dilte në pension dhe promovonte librin me poezi “ Triumf i lirisë”.

Ai me 317 strofa dhe një poezi të shkruar në kolonë, të cilat i kishin 1233 vargje përjetsonte dëshmorët e luftës së lavdishme të UÇK-së. Ishin këto vargje që simbolizonin luftëtarët e lirisë ashu siç ishte Gjergj Elez Alia, sepse ishin të lidhura me vendin dhe popullin me të cilët mësuesi Ismet e ndau të mirën dhe të keqen, pasi ishte edhe vetë pjesëmarrës i kësaj lufte barabart me të gjithë dhe kishte përjetuar robërin, luftën, vuajtjet dhe mjerimet e tij e letërsia sa më shumë që të jetë e lidhur me vendin e popullin aqë më e madhe është. Albert Kamy, shkrimtarë Francez, I cili e mori qmimin Nobel më 1957 në moshën 42 vjeqare, më i riu nga gjithë nobilistët, ka thenë: “Nuk kam shkruar asnjëherë, asgjë që të mos jetë e lidhur direkt a indirekt me token që më lindi”. Poezit në librin “Triumf i lirisë” nuk janë hermetike, rebusale, por janë të qarta, të kuptushme për çdo lexus.

Njeriu banon poetikisht mbi tokë. Ismet Bunjaku është poeti që poetikisht banon në atëdheun e tij. Poezia e tij na dëshmon se ta jetosh poetikisht atëdheun, nuk do të thot ta idealizosh apo glorifikosh ate, por parasegjithash dhe mbi të gjitha të gjurmosh finesat estetike dhe momentet sublime që fshihen në thellësinë e shpirtit të tij e të cilat ne i harrojmë për shkak të përditshmërisë që frymon nën hegjemonin e banalitetit.Poezia e mire gjithmonë ka qenë në luftë me banalitetin.

Kaçaniku, në luftën çlirimtare ka dhënë 94 dëshmorë të lirisë, por poezitë e Ismet Bunjaku i kushtohen Biqecit, Kaçanikut e tërë Kosovës. Në qendër të poezisë së tij poema për Drenicën. Ajo, Drenica, gjithmonë është në shënjestër të kriminelve sërbë. Kjo u vërtetua edhe në luftën e fundit me rastin e Adem Jasharit. “Asnjë art nuk është më kombëtar se poezia” thot –Elioti, prandaj Ismeti në këto poezi ka përjetësuar: Fadil Bunjaku, Habitin, Fatmirin, e një poezi të veqant ja kushtoi Raif Koraqit.

Krahas djalërisshqiptare, në luftën e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, u radhitën edhe shumë bija liridase nga mbar trojet tona.

Nga treva e Kaçanikut ishin katër luanesha, katër amazona : Emsale Frangu, Jehona Raka, Lumnie Raka, por maja e UÇK-së ishte Mukadeze Muhaxheri, e cila i la pesë fëmijë dhe ju bashkua luftëtarëve të lirisë. Pesë fëmijë, pesë loçka, pesë drita të syve, nuk ja ligështuan zemrën dhe nuk i ndalën rrugën e luftës. Dashuria ndaj atëdheut mbizotroi mbi dashurin prindërore. Këtu shihet madhështia e nënës shqiptare që luftën për lirin e atëdheut të fëmijëve të popullit të saj.

Në promovimin e këtyre poezive folën recenzenti dhe botusi i këti libri “Triumf i lirisë” titulli i të cilit rrinte krenar mbi majen e lubotenit shekullor, që jepte një peisazh të këndëshëm aq sa ishin edhe poezit Brenda. Ishte kjo një koecidencë e planifikuar qëllimisht, pasi mësuesi ndahej nga nxënëxit, nga kolektivi, nga ditari. Ai kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke e edukuar breza të rinjësh, duke hedhur rreze ari e diturie në trurin e tyre. Nxënësit e tij tasht ishin : Mësimdhënës, Mjekë, Profesorë, Ingjinjerë, historian, gjeograf etj.

Nxënësit e tij atëditë kishin pergaditur një recital, ku në mes tjerash recituan disa vargje nga libri: "Triumf i lirisë” e mësuesi përjetoi emocione të forta , mezi i ndalte lotët kur e përqafonion nxënësit dhe kolegët, kur i sjellin dhurata që ta shpërblenin për punën që kishte bëre për edukimin e tyre.

Nga kolektivi i shkollës  "Jusuf Gërvalla” ai mori dhuratë një picture ku paraqitej Skëndërbeu dhe luftëtari, që u sakrifikua me 22 anëtarët e familjes- Adem Jashari.

Të gjithë të pranishmët i dëshiruan shëndet mësuesit Ismet e recenzuesi i librit i tha “ Paç shëndetë, rrofsh e shkrofsh! Mos e ndal penën se kam besim se nuk ke vënë pikë ,por  në presje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat