Fiqiri Dine shqiptaria - Bota Sot
Fiqiri Dine shqiptaria

Kultura

Fiqiri Dine shqiptaria

Nga: Haki Koltraka Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 07:24
Haki Koltraka

Horizontin shqiptar po e ndez agu i agimit,

Zemrat shqiptare rrahin nga klithma e zgjimit.

Kjo klithmë ka jehuar nëpër shekuj,

Me zë viganësh, të diturish, trimave dishepuj.

 

Fiqiri Dine ti lëshove klithma,

Fiqiri Dine ti lëshon klithma,

Fiqiri Dine ti do të lëshosh klithma,

Klithma për Dibrën, për Shqipni Etnike.

 

Nëntë Malet e Dibrës pushkën kanë shkrep

Gurë më gurë e kep më kep,

Pushka e Fiqiri Dines këndoi vec kundër komunizmit,

Kësaj pjelle të shëmtuar, ulkonjë e mashtrimit…

 

Fiqiri Dine bashkëpunon me Lidhjen e Maleve,

Për të shpëtuar vendin prej derteve e halleve.

Fiqiri Dine, kryeministri i tridhjetë shqiptarë,

Luftoi për bashkimin mbarëkombëtar.

I pa përkulur në çdo betejë e flamurtar.

 

Drini i Zi ngarend të derdhet në detë

Historia e Dibrës kërkon të zgjohet në kohë

Zgjimi i dhimbshëm mirëpritet nga shqiptarët

Si nga të rinjtë, ashtu dhe nga të parët…

 

Ky zgjim klith jo vetëm histori

Po sjell në kujtesë birin e Dibrës Fiqiri

Në mars 1898 Dine Maqellarës i lindi një djalë,

Lindja e një djali ishte gëzim i rrallë.

 

Se në ato vite të ashpra të luftës

Djali do ta mbante gishtin në çark të pushkës

Baba Dine Maqellara ish trim e i zgjuar

Me miq e shokë sofrën e tij e ka zgjeruar.

 

Dine Maqellara, mik i ngushtë i Elez isufit,

Mik i ngushtë i Nazif Grazhdanit e Sadulla Strazimirit,

Mik i mendje hollit e trim pushke Sufë Xheleilit

Që hua ia pati marrë zanin veç bilbilit…

 

Dine Maqellara në krye të shokëve e miqësisë,

Luftoi me armë në sy për shpalljen e Pavarësisë.

Në betejat e viteve 1910-1911 në ballë Dine Maqellara

Me urrejte shekullore iu bënë qëndresë serbosllavëve.

Këtë tokë nuk e lëshojmë se na e ka lanë baba,

Në gjunjë ne nuk iu biem, jo kurrësesi barabarëve.

 

Në vitin 1814 mbaron Shkollën e Mesme në Dibër të Madhe

Fiqiriu ishte i pari në shkollë ndër djelmninë dibrane.

Dine Maqellara kishte shumë miq në Austri,

Në moshën 17 vjeçare Fiqiriun e rregjistron në Akademi.

Në Akademinë Ushtarake ishte i pari djali syshkëndi

Vitet 1815-1918 ishin të mbushura me turbullira ballkanike

Për Dibrën e shtrenjtë, Fiqiriu bën përpjekje heroike.

 

Në vitin 1919 Fiqiri Dine kthehet në Athinë,

Siç u kthye nga Stambolli i madhi Skënderbe,

Të cilin nuk e mikluan sarajet e Stambollit,

Erdhi në Dibër e  u bë barikdaë e Anadollit.

 

Fiqiri Dinen nuk e thyen sarajet e Vjenës,

Erdhi në Dibër e i vuri gjoksin të keqes.

Një urrejtje të thellë kishte ndaj Serbisë,

Që Dibrën e sakatoi në kasaphanat e pabesisë.

 

Me vrasje makabër në çdo vatër mbolli zinë,

Por nuk e mposhti dot kurrë djalërinë…

Në fillim punon nëntoger në Shkodër,

Shkodrës që i sillej për ta kafshuar një kobër…

 

Kobra serbo-malazeze me dhëmbë të helmuar,

Shkodrën dhe Shqipërinë gati për ta kafshuar.

Por në Lushnje formohet qeveria famëmadhe

Dhe Fiqiri Dinja emërohet në Xhandarmërinë Kombëtare.

 

Një ndihmë të pakursyer i dha Austria dhe Holanda

Në vitet 1919-1924, Xhandarmëria njohu përparime të shpejta.

Për këto cilësi e për këto merita

Që i kishte për origjinën nga Dibra.

 

Më 1920, në Shkodër e emerojnë qark-komandant

Kështu qëllimeve serbo malazeze u qëndroj pedant…

Duke bërë të dështojnë me dhjetëra herë,

Se në ballë qëndronte dibrani Fiqiri si përherë…

 

Me dhjetëra çetnikë serbë mësynë në Tamare

Forcat shqiptare me i qitun fare…

Por kapiten Fiqiri Dine bën organizim të pa parë,

Plot çetnikë të plagosur e katër të vrarë…

 

Pas një jete plot lavdi vdes Dine Maqellara

Në varri u shemb Dibra me katunde e mëhalla

E përcollën për në atë botë burrat ma të naltë të Nantë Maleve

E vajtuan gratë dibrane me vajet e përzishme të zanave…

 

Dine Maqellara, i pathyer përballë halleve,

Nuk pranoi poste nga asnjë pushtet.

Qëndroi kryelartë qëndrestari i Nëntë Maleve,

Ai vetëm i shërbeu popullit të vet.

 

Në vitin 1921 në malësitë e Mirditës

Mësyjnë forcat serbe me zbardhjen e ditës

Forcat bjellogardiste ruse i ndihmuan ata

Gjoja të ngrenin flamurin e Pavarësisë Shqiptare

Kurthaxhinjtë e ndyrë nuk kishin marre.

Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm njofton Fiqiri Dinen:

-Po të shpëtosh Mirditën, ke nderuar Dibrën!

 

Fiqiri Dine niset drejt Mirditës me 300 burra,

Në vendin tonë nuk ka vend për serblinj cuba!

Fiqiri Dine luftonte trimërisht, zjarr nxirrte grykë e pushkës

Duke vënë në vend nderin e qeverisë dalë nga Kongresi Lushnjës.

 

Forcat serbe për të nxjerrë inatin ndaj Fiqiri Dines

Me luftë të armatosur iu turrën Dibrës.

Burrat dibranë ishin nën armë për mbrojtje të kufijve,

Serbët shfrytëzuan rastin, duke iu turrur grave e fëmijve.

 

Dine Maqellarës i djegin shtëpinë,

Duke i konfiskuar gjithë pasurinë

Familjen e Fiqri Dines e internojnë në Manastir,

Shumë familje i internoi në Nish, serbi qafir!

 

Në gjoja Kryengritjen e Mirditës,

Serbë e bjellorusë u zunë në mes të ditës.

Për t’i shkëmbyer me familjet dibrane në Nish e Manastir,

Me urdhër të Ahmet Zogut përfitoi dhe familja e Dine Maqellarës.

 

Brez pas brezi kjo familje qëndroi përballë shtrëngatës,

Për mbrojtjen sublime të këtij vatani;

Ranë heroikisht duke luftuar me besë dibrani

Djem e burra të kësaj familje shqiponjë me flatra

Të mos shkilet Atdheu, të mos shuhet vatra…

 

Për Dibrën dëshmon kënga

Në luftërat e rënda:

-O moj Dibër, stelë arushe

I ke dalë urdisë për fushe.

O moj Dibër, moj murdare,

Nuk njeh frikë, nuk njeh pare.

 

Nëpër shekuj në histori

Dibra luftoi për Shqipëri.

Dibra trime me Nëntë Male

Kërkon Shqipërinë Natyrale.

 

Ku i thonë bukës bukë e ujit ujë

Asnjë pëllëmbë s’ia lëmë kuj

Shqipërinë e kemi veç për vete

Me të katër Vilajete…

Nuk u mposhte Dibër, nuk u trete!

 

Në vitet ’30, Ahmet Zogu, tashmë Mbret

Për trojet shqiptare dhe varri nuk e tret.

I dëshpëruar për vendimet e Berlinit

Edhe sot thërret me klithmën e zgjimit…

 

Zgjohuni shqiptarë në këtë shekull!

Shqipëria e ndarë pa sy e pa vetull…

Ngrihenu shqiptarë. siç ngrihet dallga,

Bashkimit shqiptar i ka ardhur vlaga…

 

Në vitet ’30, Ahmet Zogu mendonte për vatan,

Duke luajtur politikë të hapur në Ballkan,

Por më parë të sigurojë tërësinë teritoriale politike

Nga fqinjët gjithmonë pritej rreziku.

 

Sepse lumi fle, por nuk fle armiku,

Modernizoi ushtrinë në koncepte e armatime,

Në krye të njërit nga katër grupimet ushtarake,

Caktoi Fiqiri Dinen të Dibrës trime…

 

Me shtrirje nga Shëngjini deri në Lurë

Kufijtë shqiptarë të mos shkelen kurrë

Në krye të katër grupimeve të mëdha ushtarake

Ahmet Zogu caktoi katër gjeneralë ballë shtrëngate.

 

Fiqiri Dine, gjeneral i pari

Më pas vinte general Muharrem Bajraktari,

Të cilin nuk e vriste plumbi, nuk e digjte zjarri…

I treti, Prengë Previzi, sypetriti

I katërti Hysni Dema që Dibrën ndriti.

 

Fiqiri Dine ishte ushtarak, politikan shumëdimensional,

Mbrojtjen e Atdheut, qetësinë e popullit e kishte ideal.

Brenda kufijve të 1913 shqiptarët të gjenin qetësi

Por dhe shqiptarët që vinin nga terrori nën Serbi.

 

 

Shtëpitë e tij në Dibër, në Maqellarë,

U bënë strehë për të ngrohur shpirtin qyqar…

Të shqiptarëve që vinin në Shqipërinë Nënë

Si dhe në shtëpitë në Shkodër, Burrel, Tiranë.

 

Gjeneral Fiqiri Dine, i rreptë, por shpirt gjanë,

Jetoi me shqetësimin të mbrojë kufijtë e shtetit amë…

Por dhe vëllezërit e gjakut të mbetur matanë

Si vëllezër gjuhe e gjaku kudo që  ata janë…

 

Atij që quhet kufiri i padrejtësisë,

Ka një shekull që tregon fytyrën e ligësisë,

Shpirtin çnjerëzor, frymën e babëzisë,

Paturpësisht bënë copëtimin e Shqipërisë.

 

Ndaj Evropa ndihet sot e turpëruar,

Nuk mund të na fus në gji pa na bashkuar.

Fiqiri Dine ka thënë:

“Asnjëherë nuk e kemi pranë Shqipërinë e ndame,

Se ajo është nda jashtë vullnetit të popullit tonë

Ç’ka bahet e vendoset jashtë këtij vullneti nuk reziston gjithmonë”.

Fiqiri Dine i tha këto fjalë  me 28 Nëntor 1938,

Këto fjalë përpara dibranëve të vet.

 

Burrin e mençur të Maqellarës e brengosi pushtimi i Italisë,

Po kurrë nuk do ta mposhtëte trimin e malësisë

Katër Kolonelët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Të pathyeshëm si katër majëmale.

 

Nisën luftën e tyre qëndrestare

Kundër hordhive pushtuese barbare

Nuk pranuan ofiqe e grada të nalta

Për ta dheu i Atdheut, i ëmbël si mjalta.

 

Përgjigjia e tij ishte kthimi i çetave nacionaliste.

Ai nuk ishte tradhëtar, sipas propogandës enveriste-titiste.

Misionarët anglezë që ndiqnin me sy luftimet,

Në vitin 1843-1944 bëjnë vlerësimet…

 

Tre krerë fisnikë kishin ngritur qendra rezistence

Në Dibër Fiqiri Dine, në ballë të kësaj presence.

Muharrem Bajraktari në Lumë, në luginën e thyer të Drinit të Zi,

Në Kosovë si gjithmonë dallohej fisi Kryezi…

 

Në malet e Dibrës u zhvilluan me dhjetëra beteja madhore

Duke përcaktuar fatin e trevave të Shqipërisë Veriore.

Biri i Maqellarës kurdoherë në radhët e para,

Aty ku më e vrullshme dhe e egër ishte vala.

 

Në vitet 1942-1944 doli hapur kundër komunizmit sllav

Vrullin e tij nuk ka furtunë që e ndal.

-Kryet e dibranëve nuk mujti me e ulë serbi, malazezi,

Por don me e ulun komunizmi, kjo farë dreqi!

 

Në korrik-gusht ’43 lidhet me “Ballin Kombëtar”,

Fiqiri Dine, biri i Maqellarës ishte ushtar vizionar.

Parashihte politikani me prirje perëndimore,

Realizimin konkret të aspiratave shekullore.

 

Ideja e pakthyshme e Shqipërisë Etnike

E frymëzonte të bashkëpunonte me këto forca politike.

Kështu në korrik 1943, me porosi të Mitat Frashërit

Që ishte për të gjithë frymëzuesi i idealit.

 

Në Homesh të Dibrës mbledh krejt prijësat e veriut

Të mbronin Shqipërinë si dritën e syut.

Në tubim morën pjesë, Hasan Dosti, Isuf Luzi, Ali Këlcyra,

Për Shqipni Etnike të bëhej më e mira…

 

Mitat Frashëri propozon Fiqiri Dinen në krye të komandës ushtarake,

Me birin e Dibrës në krye i bëhej ballë kësaj lëngate.

Kur në Homesh ziente tubimi,

Dibrës nga italianët iu bë rrethimi.

 

Në Maqellarë raprezalje të shumta në popull,

Shtëpitë Fiqiri Dines ia përfshiu flaka vorbull.

Fiqiri Dine me të marrë vesh lajmin e zi

Me shtatëqind burra dibranë kalon në Dri.

 

E rrethon krejt Maqellarën

Forcave italiane për dy ditë ua kalli datën.

Të gjithë vatrën duke e çliruar

Forcat italiane tërhiqen të turpëruar…

 

Në muajt gusht shtator 1943, forcat nacionaliste dibrane,

Të udhëhequra nga Fiqiri Dine zhvilluan luftime vigane…

Kundër forcave italiane të udhëhequra nga gjenerali Diaz,

Megjithëse përdor artileri të rëndë, Gjenerali sa nuk po plas.

 

Gjenerali pëdori dhe teknika moderne,

Dibranët nëpër rrëpira malesh e nëpër ledhe,

Luftonin me guxim kundër italianëve, duke triumfuar,

Më në krye Fiqiri Dinen, forcat fashiste i kanë tmerruar.

 

Tekstualisht do të shkruanin misionarët anglezë,

Jehona e fjalëve të tyre vjen nga brezi në brez:

Fiqiri Dine në Dibër është njeriu më i fuqishëm,

Pauses i Ahmet Zogut, Fiqiri Dine i pathyeshëm…

 

Më 1943 udhëhoqi kryengritjen e famshme dibrane

Që i dëbuan italianët nga toka e tyre

Fuqia e tij vinte jo nga numri i pushkëve

Por nga ndikimet e tij të dallueshme…

 

Kudo që takonim njerëz të ndryshëm

Ne shihnim ndikimin e tij të fuqishëm…

Kapitullimi i Italisë solli konfiguracione të reja

Për komunistët “Balli Kombëtar” do ishte preja.

 

Forcat komuniste të udhëhequra prej Beogradit

Do nisnin luftën, duke i kthyer pushkën “Ballit”.

Më 1943-1944, në dimrin e egër luftë vëllavrasje,

Gatuar në kuzhinat e ndyra serbo-ruse

Midis komunistëve e ballistëve dëgjoheshin krisma pushke.

 

Në fillim të vitit 1944, duhet thënë e vërteta historike,

Misioni anglez tërhiqet, e la luftën në duar sovjetike.

Dhe Rumania, Bullgaria, Hungaria u lanë në këto duar,

Perëndimi me këto vende për disa kohë nuk u muar.

 

Ata tërhoqën misionin e tyre dhe nga Beogradi 

Kumtuan se Baba Stalini për ta do të ishte bodigardi.

Ky fatalitet do të mbështillte tokat shqiptare me vërtik

Ku aty të lulëzonte terrorizmi Bolshevik…

 

Qëndrestarët ndaj dy agresioneve barbare

U pushkatuan dhe mbetën pa varre.

Fare pak ikën, morën arratinë

Me plagë në shpirt që lanë Shqipërinë.

 

Kështu iku dhe Fiqiri Dine legjendari

Ndër ushtarakë e burra shteti qe i pari.

Për shqiptari i rrahu gjer në fund zemra

Flakadan i përjestshëm për Liri…

 

Ai qe strateg ushtarak, politikan

Ai ishte furtunë në shesh-mejdan.

Fiqiri Duine kollosi me shtatë zemra

Emir i tij shkruhet me të artat germa.

 

Janë të rralë burrat e kësaj Shqipnie,

Që si ai shkruhen në faqe historie.

Një monument i larë në flori,

I takon burrit që luftoi për Shqipëri.

 

Ai është i pastër si qelibari,

Shqiptar e bir shqiptari…

Jehonë zgjimi lëshon varri

Aty ku prehet Atdhetari

Fiqiri Dine Legjendari…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat