Në pritje të Qeverisë

Kultura

Në pritje të Qeverisë

Nga: Sevdail  Hyseni Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Po e presim Qeverinë,

Të na vijë me të renë,

Ç’e  do kur zvarriten

Punët si me tren..!

 

Si me tren klasik,

Që s’i dihet destinacioni,

E me disa parti

Pa lidhje koalicioni !

 

Pa një hap konkret

Deri në pambarim,

E me qindra  vota

Që lypin numërim…

 

Ashtu zgjatet puna

Si një shkop magjik,

Për t’i sjell proceset

Me nder në rrezik !

 

Festat e nëntorit

Po vijnë me ngadalë,

E ne jemi zhytur

N’ vakum institucional!

 

Nga ky marifet

Askush nuk e di,

A kemi dhurata

Për Vitin e Ri?!

 

Me këto dukuri

Të llojit njerëzor,

Struket Qeveria

Në gjumin dimëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat