Për ty, trim lirie

Kultura

Për ty, trim lirie

Nga: Zymer Mehani Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:03
Zymer Mehani

Edmond Hoxha-

Shqipe Flamuri

Kala shkëmbi

Fortesë guri...

Kur të vranë

Ty zemër- burri

Në gjysmështizë

Zbriti Flamuri

Mbarë atdheu

Ra në pikëllim

Ndali Shqipja

Fluturim

Me Hakifin

E Zahirin

N'pabesi

Goditën birin

Ja çfarë f'tyre

Ka tradhtia

Ja si bëhet

Pabesia

"Besnik bëhu

E besë mos nxin"

Dikur thoshte

Populli im

Edmond Hoxha

Çlirimtar

Të ka kombi

Zemër-ar

N'ballë t'atdheut

Solle lirinë

E fitove

Pavdekësinë

Me Hakifin

E Zahirin

Të pat kombi

Më të mirin

Lavdi t'qoftë

Vëlla Edmond...

E nderove

Kombin tënd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat