Doktor Pirro

Kultura

Doktor Pirro

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:04
Fatmir Lohja

Profesori, me asistentin, po redaktonin kumtesat e autorëve të ndryshëm . Pas dhjetë ditëve do të organizohej një sesionin shkencor ,me temë:” Përdorimi i gjuhës Shqipe në të foluren e përditshme.”Gjatë ditëve të leximit,iu ra në sy, se autorët përgjithësisht kanë punuar me seriozitet. Kishte edhe ekstremitete ,të cilat i redaktonin me delikatesë.

Në këtë ngarkësë pune, me plot energji ,u futet në zyrë doktor Pirro.

Profesora të nderuar! E kam përgatitur edhe unë një kumtesë, mbi zëvëndësimin barbar të gjuhës Shqipe në mjekësi.- u tregoi pa zënë vend në karrige.

Profesori , dhe asistenti ,në fillim u habiten me prezencën e tij. Ndonëse kanë shumë respekt për doktorin, nuk ua merrte mendja se ai u ka hyrë studimeve edhe në gjuhësi. Për gjuhtarët ka interes zëvëndësimi e termava latine në mjëksi, por jo me banalizimin e tyre në shqip.

Ke ardhur për kafe, apo po bën shakatë tuaja të zakonshme-? - e pyet asistenti doktorin , meqë e ka edhe komshi.

E kam me seriozitet maksimal. Ja ku e kam edhe kumtesën, të shkruar me makinë shkrimi,- dhe nga çanta mjekësore nxorri një dosje, ku mbante kumtesën.

E di që keni humor,- e nisi profesori ngadalë.- Konferanca shkencore, bëhet në kuadrin e aktiviteteve të Akadamisë së Shkencave, prandaj kërkohet seriozitet maksimal.

E di. Prandaj kam gërmuar shumë thellë në fjalorin e përditshëm mjeksor. Çdo ditë më bie në sy,se ne mjekët ,po merremi më pak vesh me pacientët, se nuk po u flasim në shqip,- u përgjigj doktori me ton .

Profesori e mori materialin në dorë. E shfletoi me një shikim rutinë.

Eshtë shumë i gjatë! Me urdhër nga lart nuk lejohen të lexohen më shumë se gjashtë faqe, për mungesë kohe dhe nivel cilësie!- ia shpjegoi miqësisht mjekut rregullat e konferencës.

Shumë dakort jam. Ka aty për të hequr e për të lenë,-e miratoi doktori.-besoj se do të ma jepni më përpara materialin, që do të lexoj në konferencë.

Natyrisht, nëse aprovohet për realizimin kërkesave shkencore, që kërkon aktiviteti,- i përgjigjet profesori.

Doktor Pirro a keni kohë në dispozicion !- i drejtohet asistenti.

Me shumicë.

Profesor! Meqë e kam komshi, a mund ta lexojmë tani materialin?

Për doktorin ka respekt i tërë qyteti. Edhe ne mund të bëjmë ndonjë shkelje të vogël , për ta nderuar,- e miratoi me buzëqeshje profesori.

Me këtë përgjigje , të profesorit ,doktori u çlirua i tëri nga emocionet frenetike. Me babanxhanllëkun luftarak nisi të mbrojë kumtesën . Profesori ,me letrat e përpara, sapo filloi të lexojë ,e kapi papritmas një gaz i sinqertë. Me shembujt konkret e fillonte me analizat e urinës dhe feçes, të cilat pacientet nuk i kuptojnë, sipas mjekut. Ai kërkonte të emërtohen në gjuhën e përditshme që përdor populli.

Profesori, me asistentin , mbronin idenë, se varianti i shkruar në kumtesë , nuk mund të lexohej në konferencë , ndonëse nuk e hidhnin poshtë argumentat e Pirros . Shqiptarët , jashtëqitjen e njeriut, e emërtojnë ndryshe; fëmijët; të rinjët; të rriturit; natën ; ditën; malsorët ;fusharakët; qytetarët; veriorët; jugorët. Ka disa fjalë, që janë të shkruara në fjalor,por nga intimiteti nuk janë etike për t’u përdorur në publik.

Ndërsa doktori këmbëngulte në të tijën. Shpjegonte se jashtëqitja është nevojë fiziologjike e trupit të njeriut. Kur ajo ka veshtirësi për të dalë, tregon se pacienti vuan o nga zorra e trashë, ose nga prostata. Dëmtimi i këtyre organeve mund të sjellë rrezikshmëri në jetë.

Me konceptin, se gjuha evolon, profesori e këshilloi mjekun, që në konferencë t’i emërtonte:” Analizat e ujit të holl, dhe ujit të trashë.” Doktori nuk mund ta mohonte ,se nuk është në shqip, por nuk qe i bindur.

Edhe loti është jashtëqitje. Ka lot gëzimi ,edhe dhimbje. Kur nuk ndërpriten, tregon se te sytë nuk funksionon gjithçka mirë. Pse fjala lot është etike?- i pyeti papritmas gjuhtarët.

Loti është i pastërt. Rreshqet nga sytë. Eshtë organ që nuk e fsheh pacienti,- e thumbon profesori.

Tregon emocione. Po ta zëvendesojmë fjalën lot, gjysmës se poetëve do t’u largohej muza për krijime artistike,- e zgjati asistenti.

Po qurrat, që janë jashteqitje e hundëve,a ështe fjalë etike?- -vazhdoi me pyetje doktori.

Sekrecionet e hundëve nuk mbajnë erë, prandaj njerëzit i shkarkojnë në shami , edhe në prezencë të tjerëve,-e qesendisi profesori.

Nuk mund të thuhet se nuk është etike si fjalë,por është një emertim që poetët nuk e shkruajnë askund, - kinse sqaronte komshinë asistenti.

Pra ju jeni të mendimit që lotët t’i quajmë ujrat e syrit, dhe qurrat ujrat e hundëve, se në këtë mënyrë ruajmë etikën në konferencën shkencore? – iu kthye doktori.- A do ta kuptojnë pacientët terminologjinë e konferencës?

Kumtesën do ta lexoni vetë. Meqë shqipërimin e ke bërë të gjurulldishëm, ne të sugjeriuam fjalor më etik .Atje ku komunikmi është mirëkuptuar, pse duhet të ndryshoni emërtimin e fjalëve? Ju e shprehni në krye te kumtesës, se qëllimi saj është komunikimi në shqip mjek pacient, - ia rikujtoi me buzëqeshje profesori.

Në fund,me gjysëm zëri, doktori, e pranoi kompromisin e parë.Në zyrë, ndonëse debatohej me pasion, humori shtrihej sa gjërë, e gjatë te të tre pjesmarrësit në debat. Për herë të parë, në një debat shkencor, nuk parashikohej qejfëmbetje më pas.

Profesori e këshilloi , që edhe emërtimin e hemoroideve ta emërtonte më etik. I sugjeroi ,se nuk është nevojshme ta përcaktonte sëmundje në birën, e birës. Mund ta zevëndësonte me fjalën sëmundje tek të pasmet, dhe pacienti do ta kuptojë. Pas tre orëve debat, me konsensus e lanë ,që mjeku ta redaktonte vetë kumtesën, sipas porosive që i dhanë.

Në ditën që po zhvillohej konferenca, kur lektori prezantoi se doktor Pirro do të ligjëronte, salla ra në qetësi. Të pranishmit po e ndiqnin me vëmendje ,dhe buzëqeshje shqiptarizimin e termave mjeksore . Kumtesa pati shumë duartrokitje .

Doktor Pirro!- iu drejtua doktori psikiatër, pasi pushuan duartrokitjet .- Më ke befasuar sot. Eshtë hera e parë, që u dëgjoj të flisni me etikë.

O miku im i vjetër !- i kthehet doktori .- Nuk kam ndryshuar unë. Të jap fjalën, se ai që kam qënë,do të jemë. E lexova me ato terma,se kështu e kërkoka shkenca .Gjuhës së përdishme nuk kam për t’i ndryshuar asnjë gërmë, në fjalët shqip,si në dialekt,dhe në letraren. Qëllimi i punës sonë është të na kuptojnë pacientët, për të qënë sa më të shendetshëm. Po nuk na kuptuan,puna jonë shkon për lumë. Po u deklaroj me seriozitetin maksimal. Nga vëzhgimet ditore, asnjë i sëmurë nuk e ka vënë re nëse unë dignostikoj me atikë,apo pa etikë. Kur e kanë kuptuar, nga se vuajnë, më pyesin :” Doktor a kam sherim?”Për fatin tim të mirë,shumë nga paciente sherohen.

Në sallë rinisën duartrokitjet. Ne fund të aktivitetit, përfaqësuesi i Akademisë se Shkencave, kumtesën e doktor Pirros, e cilësoi një ndër më të mirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat