Historiani dhe shrimtari Buxhovi me tri vepra premiera në Panairin e Tiranës - Bota Sot
Historiani dhe shrimtari Buxhovi me tri vepra premiera në Panairin e Tiranës

Kultura

Historiani dhe shrimtari Buxhovi me tri vepra premiera në Panairin e Tiranës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:43
Buxhovi me tri vepra premiera në Panairin e Tiranës

Në Panairin e librit në Tiranë, historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi paraqitet me dy vepra historiografike: "Kosova I-VIII" dhe "Maqedonia nga antika deri te koha jonë". Vepra e parë (Kosova) shfaqet e kompletuar me tri vëllimet e fundit (VI,VII dhe VIII).

Ndërsa "Maqedonia", si vëllim i parë i trinitetit mbretëror ilir bashkë me Dardaninë dhe Epirin, që pritet të kryhen së shpejti.

Në fushën letrare, Buxhovi shfaqet me "Trilogjinë gjermane" të përbërë nga romanët: Vdekjet e Kolonelut, Kujtimet e zonjës von Braun dhe Kodi i dashurisë.

Veprat historiografike gjenden në shtandin e botuesit "Faik Konica". Ndërsa ato letrare në shtandin e botuesit "Pena" nga Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat