Mini (Shengeni) shqiptar

Kultura

Mini (Shengeni) shqiptar

Nga: Sevdail Hyseni Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:25
Ilustrim

Shpërthen frika me panik,

Për “Shengenin” Ballkanik!

 

Nuk e duam një bashkim,

Pa kufij me letërnjoftim!

 

Si t’i themi nismë e mbarë,

Kur ka lindur nga shqiptarë!

 

Sikur  Rama, Zaevi dhe Vuçiq,

Që na dalin më shumë se miq!

 

Jo si fqinjë me thikë pas shpine,

Po me lidhje origjine….

 

A s’e patëm një ish Jugosllavi,

Me “bashkim” dhe “vëllazëri”?!

 

Jo si sot mos keni dert,

Nga rreziku permanent...!

 

Na ka ikur kohë e vrarë,

Me shqiptarët e shpërndarë!

 

Pa u bërë njëherë unikë,

Në “Shengenin” Ballkanik!

 

S’ka Evropë as bashkim,

Pa korrigjim dhe integrim!

 

Ç’ka kujtoni nëpër gropa...

Me probleme, na do Evropa?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat