Gona-emër i lavdisë

Kultura

Gona-emër i lavdisë

Nga: Zymer Mehani Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:59
Zymer Mehani

I

Porsi thëllëza mitare

Rritej Gona guximtare

Me sy kënge për flamur

Për këto shkrepa, shkëmb e gurë

Porsi shqipe, gjeraqinë

Xixëllonjë që vetëtinë

II.

U ngrite

Në lartësi

Në rrugëtimin

Për liri

 

N'portret tëndin

Syri takohet

N'pika lotësh

Turbullohet

 

N'ato male

Atje lart

Tok u hodhe

N'valle t'zjarrtë

III.

Gone timëreshë

Ylli i qiellit tim

Për vargjet e mia

Je i zjarrtë frymëzim

IV.

N'flakë lufte

U fute

S'u stepe

S'u tute...

 

Pranë shkëmbit

Burimit

Për peshë

Të betimit

Me flamur në gji

Ti re për liri

V.

Midis reve

E yjeve

Mes lisash

E pyjeve

Për liri qëndrove

As kurrë s'u dorëzove

 

Emër i lavdisë

BUKUROSHE E LIRISË!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat