Shkrimtari dhe publicisti Albert Zholi, nderohet me dy çmime

Kultura

Shkrimtari dhe publicisti Albert Zholi, nderohet me dy çmime

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në në ditët e Panairit të Librit të 22, Tirana 2019, shkrimtari dhe gazetari Albert Zholi nga Shtëpia Botuese prestigjioze “Bota Shqiptare” dhe Shoqata “POLIFONIA SHQIPTARE” ju dhanë dy çmime “Certifikatë Mirënjohje” dhe NDERI I SHOQATËS “POLIFONIA SHQIPTARE”. Më poshtë japim motivacionet:

Shtëpia Botuese prestigjioze “Bota Shqiptare” vlerëson shkrimtarin dhe gazetarin Albert Z. ZHOLI në ditët e Panairit të Librit të 22, Tirana 2019, me Certifikatë Mirënjohje me motivacion: “Për realizimin dhe bashkëpunimin dinjitoz me vëllime me poezi, monografi, tregime dhe intervista cilësore me personalitetet më të shquara të Artit dhe Kulturës Shqiptar”.

Presidenti Drejtori Ekzekutiv

Kujtim Gjonaj Genti Gjonaj

DIPLOMË

NDERI I SHOQATËS “POLIFONIA SHQIPTARE” i jepet

Z. Albert Z. Zholi

Për merita të shquara në fushën e letërsisë dhe gazetarisë, ku si personalitet i letërsisë shqipe ka sjellë pranë lexuesit mbarëshqiptar monografi të veçanta për personalitetet më të shquara të teatrit, kinematografisë dhe muzikës shqiptare. Si gazetar, publicist dhe kryeredaktor ka spikatur për korrektësi, vizion, përgjegjshmëri dhe nivel të lartë profesional duke u bërë mbështetësi kryesor i zhvillimeve në art dhe kulturë, duke mbështetur fuqishëm krijuesit e rinj, dhe ata në diasporë. Me veprën, kontributin dhe ndikimin mbështetës, nëpërmjet intervistave, shkrimeve kritike, në promovimin e vlerave artistike-kulturore si dhe redaktimin e librave të shumë autorëve, mbetet një ndër publicistët më realist dhe mik i të gjithë artistëve, muzikantëve, regjisorëve, akademikëve, krijuesve dhe intelektualëve të të gjitha fushave dhe një redaktor korrekt, i kërkuar dhe virtuoz. Gjatë viteve të demokracisë, si kryeredaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Të gjitha detyrat si gazetar, aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit modest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat