Edhe bukën e përditshme sot e ha me politikë

Kultura

Edhe bukën e përditshme sot e ha me politikë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:41
Kalosh Çeliku

Gjithë jetën politike para kamerave televizive

U kacafytën si gjelat. Dy dhitë kryeneçe.

Veten e strehuan në pallate.- bunkerë

Që, nuk i shkatërron dot as bomba atomike.

Popullin e varfër lanë me vite nëpër kasolla.

 

Edhe Natyra u çua në Kryengritje. Egërsua

Kundër Bandave Politike. Kriminelëve.

Kulshedra me shtatë kokë doli nga deti

Pasmesnate, u sulë me tërmete në Shqipëri

Njerëz të varfër. Pafajshëm, varrosi përsëgjalli.

 

Popull, që deri Dje, u sulej Politika Qorre

Sot, mbi ta u sulë edhe Natyra Qiellore.

Dhe, i varrosi të gjallë nëpër shtëpi – varre.

Imzot, a pak i patën politikanët. Varrëtarët

Që, i varfëruan kasollave. I ropën për së gjalli?!

Sot, tinëz t’u sulet të varfërve. Jo, të pasurve

Politikanë, që e përçanë Popullin Shqiptar

Partive Politike teknefese, përtej varreve.

 

Kobin e ndollën Partitë Politike Përçarëse

Ditë Zie, përloten para kamerave televizive:

Vetëm, se: Kësaj radhe me « ngushëllime ».

U dashka së pari të varrosesh përsëgjalli

E, këto burra pushteti të të qajnë te varri…

 

Shkup, 26 nëntor 2019

 

(Vargun shtatë sahat e fluk Larg)

 

I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat

Gratë e mia besnike, nën Rrap:

Ende e kam gjallë një Kryengritës

Vargun, hudh shtatë sahat Larg.

 

I rrëmbyet të gjitha Liritë. Kurvat

Gratë e mia besnike nën Rrap.

Vetëmse, ende e kam një varg

Ehu, shtatë sahat e fluk Larg...

 

 

(Përditë e vras Veten me Poezinë)

 

Liria, Sot thonë të bënë të lumtur

E, Unë them: Robëria. Xhadia.

Këmbekrye veshur me të zeza

Me të cilën ndanë shtratin. Natën.

Herët, ta prish gjumin. Endrrën

Qytetit i çmendur e kërkon Lirinë!

 

Thonë: Po i pate këto Dy Gra besnike

Rrugëve ec i lumtur. Edhe, i çmendur.

Unë, them: Me këto Dy Gra besnike

Heu! Sot, do ta çliroja edhe Shkupin...

 

(Oferta e Mikes përmes E -mailit)

 

Mikja e “panjohur” përmes E -mailit

Herët, më parqitet për martesë:

Biznes të hapim edhe në Shkup

Një shumë pesëmiljonshe dollarë?!

Jetë të re fillojë. Ikë nga Lufta. Lindja.

 

I përgjigjem: Nuk më duhen para

Liri. E, as Grua besnike. Pasuri.

Marrëzisht e dua Grua Robërinë!

 

Ditën e Nesërme, rritet çmimi

Tetëmbëdhjetë miljon e gjysëm euro?!

Jo, i përgjigjem. Nuk i dua Sot

Ia jepni ndonjë “fukarai” tjetër

Me para s’e blej Gruan besnike.

 

Shkaku, se: Nesër, më përzë Poezia...

 

(Frikën me rroba të zeza atë Natë e urreva)

 

Frika me rroba të zeza erdhi Pasmesnate

U zhvesh lakuriq para meje. Qesha.

Poezi nudo. Bregliqeni te Plepat:

Hoxhë, thirre “Ezanin”. E percolla Natën.

Dhe, mes mureve lënura lesh Arapi

Mbi varrin e Babashehut, në Strugë.

 

Lotët rrëke i rrodhën mbi Mua:

Edhe pak! Edhe pak! Më fortë!

Dielli lëshoi rrezet e zjarrta në Liqe

Ndezi zjarrin në breg. I hudha dru.

 

Nusja ime Zanë, është Hëna mbi Mal

Që, herë bëhet kulaç. E herë Drapër.

Frika, Sot u vesh me rroba të zeza

Unë, atë natëzezë, publikisht e urreva...

 

(Edhe pse plakesh Ti Zanë Mali Mua ende më dukesh e Re)

 

Aqsa, më shumë po plakesh

Mua, më dukesh ende e Re.

Nuk e di ç’po ndodh me Mua

Athua, u çmenda?! Apo Rilinda

Përsëri, te Plepat e Liqenit. Kisha.

 

I ftohtë Agimi. I ngrohtë Liqeni

Dallgët, herët na nxorrën në Breg.

Dielli, i teri rrezet në tel nën Plepa...

 

(Jo nuk ishe Ti)

 

Gjumi është një Urë. Edhe, Varr

Që ecë me Lumin. Ditën. Natën.

Edhe, dalldiset mesdite shelgjeve

I lanë brigjet. Jetë i jep Fushës

Malit. Dhe, derdhet në Det. Oqean.

 

Endrra erdhi pasmaesnate. Agim

Posa i mbylla sytë. I hapa:

Nuk ishe Ti?! Jo, nuk ishe Ti...

 

(E shkrep çiften në lepurushkë në shtrat e rrëzoj një Arushë)

 

Unë nuk turrem pas grave

Po, gratë turren pas Meje.

Edhe, më vënë pusi nën Rrap

Topi nuk u ndez. Barut i lagur.

 

E shkrep Unë çiften në lepurushkë

Dhe, e rrëzoj në shtrat një Arushë...

 

(Bukën e përditshme Sot e ha me politikë)

 

Imzot, edhe bukën e përditshme. Nateditë

Sot, e ha meze me politikë “madhore”.

Ujin. Ajrin e ndotur që thith me vite.

Raki rrushin. Dy shtambaverë të Mikes

Fundekrye politike. Veten time poetike.

Frymë merr me politikë edhe Poezia.

 

Politikë jam edhe Unë. Vargu Lirik

I shpall Luftë me raki, ha Veten në sofër:

Ashti saj politik më ka mbetur në fyt.

Përpiqet të më hajë Mua si Poet, Nesër...

 

(Edhe Sot zgjohem me Nënën Parti)

 

Sot zgjohem me zhurmat e Nënës Parti

“Arritjet” e tyre “madhore” kombëtare:

Partizanët e tyre përmbrapa në “fitore”?!

 

Nuk me interson e kaluara e tyre politike

Aqsa, dalldisja me festa njëpartiake.

Popullin shqiptar duke e vënë në gjumë:

Valle e këngë para kamerave televizive.

 

Edhe, atë: Prag të zgjedhjeve parlamentare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat