Nuk je vetëm nënë Shqipëri

Kultura

Nuk je vetëm nënë Shqipëri

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:26
Xhevrije Kurteshi Nimani

Për nder të festës së flamurit, dhe në shenjë dhimbje e ngushëllimi për tragjedin kombëtare të këtyre ditëve.

Nuk je vetëm nënë Shqipëri

Nënë Shqipëri moj zonjë e motit,
Këtë javë pate një goditje nga Zoti,
Por, moj nënë mos ke frikë,
Të vinë në ndihmë të tu bijtë.

Gjithë nga janë nëpër botë,
Sot me ty janë bërë tog,
Duan dhimjen me ty ta ndajnë,
Sepse shpirti i tyre fort po qanë.

Pikoi loti sërish ndër shqipet,
Zemrat e tyre, prap po digjen,
Por të bashkuar si kurrë më parë,
Asnjëherë vetëm nuk të lënë,
Moj e shtrenjëta Shqipëria nënë.

Që nga dje një gjë u pa,
Se kufinjët s'kanë kuptim më,
Kemi një qiell që na mbron,
Tokë, gjak, gjuhë, e flamur që na bashkon.

Vlora e flamurit

Flamur
U bekove
Të ngritësh
Në Vlorë
Më 28 Nëntor.

Kuq e zi
Vlora, Prishtina
Shkupi, Çamëria,
Malësia e Presheva.

Kuq e zi
Me Ty
Liria.

Me sa krenari
Shqipet e mbajnë
Në zemër
Në secilin emër.

Në përjetësi
Valo flamuri im
Në liri,
Kuq e zi
Si unë e ti.

Loti i shqipes

Ç'po loton moj shqiponjë mali?!
Ku të mbeti vajza e ku djali ?
Prap po qanë shqiponja në këto anë,
Për bijët e saj që më nuk janë.

Shpirti i tyre u bëftë dritë,
Ty tu shtoftë rrita ditë për ditë,
Të bekoftë i madhi zot,
Tokë Kastrioti e larë me lotë.

Mos ma prek flamurin

Po me preke flamurin,
Dritën e syve më ke prek,
Dhe ashtu i tërbuar nga dhembjet,
Në flakë e zjarr do të djeg.

Mos ma prek flamurin,
E kam amanet nga të parët,
Shumë trima dhanë jetën për të,
E gjaku i tyre nuk falet.

Mos ma prek flamurin,
As kurrë mos provo,
Se edhe nga dheu do të ngritem,
E për së gjalli do të të ha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat