Vlera kombëtare nga diaspora poetike shqiptare

Kultura

Vlera kombëtare nga diaspora poetike shqiptare

Nga: Baki Ymeri Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:42
Kopertina

Vlerat letrare të diasporës sonë janë të panumërta, reale, origjinale dhe mbresëlënëse. Në vargjet e poetëve dhe të prozatorëve tanë shëndrit malli ndaj atdheut, ndaj familjes, ndaj vendlindjes dhe ndaj gjuhës amtare. Njëri ndër ta është edhe mëmëdhetari ynë Mustafël Ismaili me origjinë nga Kosova Lindore, që vepron në trojet e diasporës. U lind më 7 Mars 1955 në Samolicë të Bujanocit. Sudimet për Letërsi dhe Gjuhë shqipe i ka kryer në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Për disa vite ka punuar si mësimdhënës në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë. Ka bashkëpunuar me gazetat “Rilindja”, “Zëri i Rinisë” etj. Është autor i 10 librave. Prej vitit 1999, jeton, punon dhe krijon në Toronto të Kanadasë. Veprate botuara: "Jeta ka një kahe", poezi, Prishtinë 2011; "Rruga pa Adresë", roman, Prishtinë 2012; "Shtigjeve të natës" roman, Prishtinë 2013; "Monolog mërgimtari", poezi, Prishtinë 2014; "Loti i Çamërisë" reportazh, Tiranë 2015; "Krenaria Arbëreshe", udhëpërshkrim, Bota Sot, Zurich 2016; "A Journey Without Destination", roman në gjuhën angleze, Vancouver - Canada 2017; "The Night Trails" roman në gjuhen angleze, Prishtinë 2018; "Deportation With Violence" roman në gjuhën angleze, Prishtinë 2018; "Me Luginasit e mi në Kanadanë e largët", Prishtinë 2018. Ky është numri i parë i revistës „Shqiptari” kushtuar bashkatdhetarit tonë të frymëzuar dhe të talentuar.

Poezi nga Mustafë Ismaili

POETËT E DIASPORËS

Si pelegrinë nëpër botë kalërojnë,

Më hapa të lodhur çalojnë!

Ndriçojnë mendjen, thesarin e krijojnë,

Në furtunën e mërgimit kurorëzojnë!

Në një kohë të pasosur

Malli i tokës i ndez eshkë!

Porsi prrushi zbardhin kujtimet,

Ngarkuar me peshë malli sa një bjeshkë!

Dhe fjala e lidhur në pranga

N’Atëdhe merrë arratinë!

Si të ishte zjarr i ndezur,

Duartrokitjet nuk kanë mbarim!

ARRITA

Tërë natën shtigjeve çalova!

Gjymtyrëgërvishur i lënduar

Plot hidhrim i trishtuar!

Me plagët e huaja i shoqëruar,

arrita në mëngjesin e bekuar!

KËRKOJ

Kërkoj edhe një herë të kthehem ,

Te çatia ime të më lag shiu lejsan,

nën strehën e shtëpisë sê vjetër, . .

Kur aty prezent eshte dikush tjeter!

I krekosur me gëzim e pres natën

Nuk shpifi do të vi në ëndërr,

Të futem e do pushoj kokën,

Në të ngrohtën time votër!

Jam ai që dêshiroj strehën time,

Me bukë në dorë si kalaman lazdran,

Me grimca sheqer kubani duke ngrënë.

Të më lag deri në palcë shiu lejsan!

Sikur krejt botën të ma falin

Edhe bulevardet zhurmuese,

Që aqë mirë i njoh

Asgjë si streha ime nuk mê qetson!

LUTJE

Të lutem eja më rino,

Eja më ndez zjarrin e djalërisë.

Eja hapi portat e mbyllura më beko!

Sa s'më ka humbur durimi!

Eja se nesër

As kush nuk ka për të besuar.

Eja mos ngel fajtore,

Mos prit fundin fjalës së pa thënë.

Më dhuro aromë festive.

Eja dashurinë mos e nxjerr nga radha.

Eja sa nuk më është ndalur fryma.

ZHGËNJIM

Akullin nëse e shkrij

Me lotë të ngrohtë

Nëse kujtesa ime

shtrydhet si nji rrobë e larë!

Nëse nuk vi këtë behar

Kur të vijë dielli i ngrohtē!

Dije se diçka e shëmtuar

Mua më ka ngjarë.

Do të krekosem i përgjakur,

I molisur nga dhimbjet ...

Nuk do të ndalem për ty

Pa arrdhur si rilindja

E një dielli të ri...!

SONTE

Sonte jam në brendinë e të krisurve.

Kujtimet më ngacmojnë,

Sa padrejtësisht fitova padrejtësi.

Fjalët nuk lirohen të më mbrojnë!

PRITËM

Plot me mall mbusha valixhet,

bres rrokaqiejëve të besdisura.

Në maje hunde më erdhën çalimet

e bulevardeve të qëndisura!

Plot energji përmallimi po nisem

të zbres në provincën time.

Të përqafoj lahutën e gjyshit

e këngët e pakënduara t'i ringjallë.

Unë plak me energji djalërie!

Po nisem me arrdhë.

Pritem aty ku benim dikur vendtakime!

Të trazoj rrugët e fëmijerisë time.

Ju që erdhët pas ikjes time.

Më pritni t'ua prezentoj,

rrudhat unike të biografisë!

Të çmallem me mallin e rinisë!

Do të vij të rilind si lulja në prill

Do t'i shtroj ëndrrat magjike

në aromën e vendlindjes.

Të ngopem me pogaçet

e pjekura nga duart e gjyshes.

MUHAXHIR

Harta e shkruar me ngjyrë gjaku,

me plagë kujtese nuk po hiqet për jetë!

Pas vdekjes kerkoi vdekjen te pragu.

Vesa e mëngjesit të nëntorit 1878!

Lumi i lotëve si vajtim nëne

rrodhi si krua mbeti si klithje!

Nga parajsa e amshimit

e dergove porosinë:

Në orën e historisë

çmimi për Atdhe,

nuk paska kufi, moshë as gjini!

Syçelë e hape një kaptinë,

që të gëzojmë ne,

krenarinë që dhuratë na e le!

MONOLOG MËRGIMTARI

Nuk e dija se ata që më përcollën

nuk do t’i gjeja më!

Çantën kur e hodha në krah,

Nëna zemërthyer bekimin ma dha!

Nuk e dija se bota është kaq e vogël!

Se i gjatë qënka rrugëtimi.

Por e di se askush nuk më priti

para anijes së shpëtimit!

Nuk e dija se jeta vazhdon pa emër.

Nuk e dija se rinia ikën kaq shpejt!

E dija se ditën për të huajtë punoja

natën vendlindjen veç në ëndërr e takoja!

Nuk e dija se trupi im i njomë

vegël do bëhet larg tokës "Mëmë"!

Nuk e dija se vendin ku u linda

nga largë do ta mendoj!

Nuk e dija se jetën ku e nisa të mos e mbaroj!

nuk e dija se lirinë e pritur nuk do ta gëzoj!

Nuk e dija se do të lindin nipa e mbesa

pa u takuar me gjysh, gjyshe, halla e teze!

Nuk e dija se fati i mërgimtarit

paska qenë i hidhur shumë!

Prap sot nuk e dij se trupi i im

atje ku lindi a do të ketë vallë qetsim!?

PËR JU, LUGINASIT E MI

Qiejt e botës na u bënë shpesh si lesa e gardhit ,
Dritat e aeroporteve na u bënë si kandilët e gjysheve.
E prapë mbetëm si gurët e fortë që dalin nga shkembi .
Mbase dhe një çerdhe e ngrohtë me shumë dallëndyshe.

Lugina na vjen në tryezat e halleve te pragu,
Ku kafshata e bukës shpesh mbetet pa u prekur.
Krismat e plumbave sikur na vijnë nga oxhaku.
Dhe kënga në buzë bëhet si dorë nga trupi e hequr.

Shkon jeta lindin fëmijë të bukur me njëmijë urime.
Duke përcjellë në varr ata që na bënë djem e burra.
Dhe prapë mes dritave vijnë si një varg kujtimet …
Si dritat kuqëlore që ndizen një ditë tek furra.

URREJ

Urrej lajkatarët nga brenda dhe jashtë.
E urrej pritjen nuk mund të pres pa u lodhur,
Nganjëherë urrej edhe jetën time!
Pasi dikush më dhuroi dhe prap ma merrë!

I urrej edhe ata që ëndrrojnë pa kufi,
I urrej të pavenosurit kur thonë:Të dal ku të dal,
Pra nuk dua të flas më këta të urryerë!

LYPSARI

Në udhëkryq drite ,
E në kthina te pazari
Lëmoshë kërkon i gjori
Duke i shtrirë dorën
me lutje dhe uratë çdo kalimtari.

Në këto ditë dimri
pa strehë,pa ushqim as shtëpi…
Kam të smurë nënë e fëmijë …
Më fal nji cent ju lutem zotni!

Më tutje dëgjohet
një refren si melodi!
lypsarja nênë me foshnjen në gji,
Kërkon lëmoshë, nga çdo njeri!

Edhe lypsari fëmijë,
zbathur e çveshur
Është largë nga shkolla
dhe loja e tij!
.
Kurse për ahengje nate!
Prishë me mija euro
i marri pushtetari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat