Gjëmon shpirti nën gërmadha

Kultura

Gjëmon shpirti nën gërmadha

Nga: Tahir Bezhani Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Loti e dhimbja nuk shkonin bashkë

Kompromis ndjenjash të djegura

Kur loti pushoi e dhimbja udhëtoi

Atje ku dridhej jeta,gërmadhave

Ditën dridhëruese, kur gjëmonte shpirti

Ofshante zemra skutave të tmerrit

Në fushën e pikëllimit sosej frymëmarrja

Jeta ikte si në ëndërr trishtuese

Vdekjet lidheshin përqafimeve të natës

Me duar shtërnguar pëllumbat e shpresës

Të dashurën e jetës pranguar n’andrra

Mëngjesi i ngrirë në shkallë Rihteri

I zi, deri në fundin e detit e tokës pafund...

Nën gërmadha piskamë shpresash

Edhe qeni lehte dhimbshëm,nuhaste jetën

Fuste këmbët , trupin poshtë gurëve

Gërhamë në sosje,njerëz n’alivainosje

Në frymën e fundit fashiteshin

Pastaj lëpinte njeriun si puthje

Fliste i gëzuar në gjuhën e tij

Kishte shpëtuar një,dy,tre jete

Kërkonte të tjerë papushuar

O Zot,a shikon,a ndjen?!..

Mes ditës e natës nuk dihet ku e ka fundin shpresa

Vajtimet ngjiteshin qiellit deri te yjet

Arkivolet vargohen varreve të larë në lotë

Dhimbja përvlon tmerrsisht secilin njeri

Flamujt në shtiza zi japin kushtrimin

Në çaste të vështira të gjithë jemi një

Kjo tokë nuk ka kufij

Në rend zemrash dhe gishtash bashkë...

Gjakovë, 3 dhjetor,2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat