Në Malishevë u përurua vëllim i poetik “Vaji im-renegatët e dikën shqiptain” të poetit Hysni Gashi

Kultura

Në Malishevë u përurua vëllim i poetik “Vaji im-renegatët e dikën shqiptain” të poetit Hysni Gashi

Nga: Zymer Mehani Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 18:46
Foto

Sot, më 7 dhjetor 2019 në Restoranin “Hamza” të Malishevës u përurua libri me poezi “Vaji im – renegatët e fikën shqiptarinë” i autorit Hysni Gashi

Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi” në Malishevë, sot përuroi librin me poezi “Vaji im – renegatët e fikën shqiptarinë” të autorit Hysni Gashi, me rastin e shënimit të 71-vjetorit të lindjes së prof.dr. Tafil Kelmendi. Përurimi u mbajt me pjesëmarrjen e shumë krijuesve letrarë nga të gjitha trevat shqiptare, duke filluar në orën 11:00, në ambientet e Restoranit “Hamza” në Malishevë. Për librin folën, recensenti, Izet Shala dhe redaktori, Qëndrim Morina. Përveç kësaj, më pastaj u mbajt një orë letrare me krijues letrarë nga treva të ndryshme shqiptare.

Recensenti i librit Izet Shala në fjalën e tij tha:

“Komunikimi poetik i autorit, Hysni Gashi, në veprën më të re “Vaji im-renegatët e fikën shqiptarinë”, nuk e trazon emocionin infantilo-konfrontal, as nuk e mashtron piramidaliteti i ndërtuar në mashtrim të përgjithshëm horizontal, ku fotografia e jetës reale në atdheun e tij prej 91.000 km2 e ku jetojnë afro 10 milionë bashkëkombës të autorit, terrorizohen vetëm nga dhjetë

portrete ikonike të gërditshme politike.

Nota edhe më sarkazmatike ku e çmonton realen nga irealja, autori shprehet përmes poezisë:

“Lutja e poetit të verbër”

Duke rrahur rrugët e të vërtetës

Në qoftë se e vërteta je ti

Unë të përkulem si njeri

Vetëm si i tillë lutjen time do ta përfillë.

Figurativiteti i vargut përmes metaforës. Poeti Gashi dërgon lutjen në adresën e vërtetë, por edhe si të vërtetë e pret përgjigjen, në të kundërtën,butësisht lutja e poetit mbetet e verbër, por militantizmi shpirtëror do të vazhdojë kryengritjen deri në realizim të së vërtetës.

Autori nuk është vetëm një medimtar teorik, as vetëm një iluminist filozofik, por është praktik dhe mjaft i drejtpërdrejtë në thirrjen që bën, në temat që trajton dhe në historinë që fakton përmes vargut, kurse në gjuhën që artikulon, duket i vrazhdë dhe i pakompromis, por në të vërtetë ai ofron zgjidhje para vendimmarrjes:

Allkapona në tokën e Arbrit

Kosova skenë e vogël në teatër

Shqipëria, skenë e madhe

Tokë e qarë e Arbit

Mjaft ka me na dalë.

E vështirë ta determinojmë, copëzojmë, sintetizojmë dhe ta gjejmë në superlativë kërkesën e autorit, por në dukje titulli i poezisë dhe vargjet shpërfaqin unifikimin e dhimbjes kombëtare me juntën allkaponiane, që flet me gjuhë e asht shqip dhe ekzalton njëmijë e një metodat e përuljes dhe nënçmimit të njeriut të vet.

Prandaj edhe vargu “Tokë e qarë e Arbrit” jep kumtin më alternativ të së tashmes dhe shpresëmbytjes për të ardhmen, nëse vazhdohet ky mishërim i dhunshëm diku e diku i pavetëdijshëm, e pse jo në pjesën dërmuese me vetëdëshirë, duke ndihmuar alkaponet brenda kësaj gjeografie që të mbjellin farën e egër në tokën dhe njeriun e Arbrit.

Kjo përditshmëri ekzekutohet nga monstrumet që u bijnë kambanave sa herë hipin në katedralet dhe minaret e pushtetit, kush më mirë s evargu i autorit sqaron jetën nën rrënojat e bunkerëve të gjithëpushtetshëm dhe nën ndikimin e shishbarëve e të shfrenimeve në jetën e natës, që edhe natë e kanë jetën.

Poezia “Doktori keqbërës” rrëfehet kështu:

Ti s’më dëgjove

Mbete pa të tjerë

Në dhomën tënde

Pa dritare, pa derë

Pa dinjitet, pa nderë!

Alegoria poetike shkon më tej, duke perifrazuar si “Doktori me Gjilpërë”, që bëri copa-copa Shqipërinë e shqiptarët, jo me mjetet e forta, por me superlëngun “Dizel”, që digjte e masakronte fëmijë, gra, të rinj, pleq e plaka në Dardaninë e pathyeshme.

Krejt kjo skenë nuk ishte serial i filmit në akullnajat e Antarktidës, por njerëz të gjakut e ashtit dhe gjuhës së doktorit keqbërës, që nga dhoma ovale e tepihave të kuq përcillte mesazhe me lotët e mashtrimit dhe vazhdonte furnizimin me dizelin vdekjeprurës falangat serbo-sllave.

Vogëlushi i varur në kumbull-flet kështu:

Lidhësen e këpucës ia vënë vogëlushit në qafë

E varën në degën e kumbullës

Cuclla me qumësht nëne në gojë i mbet

Vogëlushi me sy hapur, për ty Kosovë po vdes.

Më shumë se poemë e vajit, më shumë se dhimbje prindërore, përballë një makabriteti

çnjerëzor të ndodhur në Kosovë në luftën e fundit për çlirim nga serbo-sllavët.

Kjo ngjarje reale tejkalon kufijtë e një lufte, por barbaria serbe sikur argëtohet me gjenocidalitetin mbi foshnjat shqiptare, që kreu dhe zbatoi vdekjen e ftohtë të nënave, duke parë foshnja të varura, që po jepnin frymën njomëzare për Kosovën e lirë dhe sovrane. Por shtrohet pyetja edhe “Çka duhet me pa me sy e me përjetue me lëkurë që të mbushemi mend si popull e pushtet?”,- pyet poeti Gashi.

Kjo dramë ka më shumë se dy shekuj që na përcjell, por poeti nuk heq dorë nga shpresa për ditë më të mira për kombin e vet, për atdheun, prandaj edhe poemën e vajit po punon që ta kthejë në poemë buzëqeshjeje, në poemë pune, kënge, lirie e në poemë ylberi për familjet e kombin shqiptar.

(...)

Autorin Hysni Gashi e përshëndetën me pak fjalë edhe z Skënder Hoxha, z. Zymer Mehani etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat