Mbrëmja priste gaz te oxhaku
Po fati vjen dhe nën rrogoz
Pesë minuta larg konakut
Mbi asfalt gjaku pikon
O, ç ’të goditi rrugë e qelqit
Telefoni sjell cingërimë të çjerrë
Si farmak ajo vesë e mëngjesit
Mos na ardhsh, o ditë e zezë
Thërrmoj grushtat prej shtangimit
Më erdhi pranë tmerri dhe dhimbja
Ah, që s’isha pranë lëngimit.
Kur kishte ikur vetëdia
Në damarë rridhte morfina
Nëpër gojë nuk kishte fjalë
Po më zgjohej dashuria
Po më kthehej jetë e gjatë.
Për ty, Lale, bëja roje
Dorë e ftohtë, zemër e mpirë
Ngrihu zemër presin shoqe
Presin djemtë me fëmijë.
Kthena prapë lumturinë
Na kthe vitet tërë jetë
Ti na mbolle krenarinë
Në një det që po buçet,
Ti qëndrove në shtrëgata
Ishe mbete veç fatbardhë
Le të ikë në hone nata
Se të duam bash në ballë