Poezi vetes

Kultura

Poezi vetes

Nga: Rina Cukaj Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Rina Cukaj

Hajde unë kokëkrisur erdha, po ty ç’t’gjet se?
Nuk e di ç’t’ndodhi, e as ta di s’dua n’te ditsh?
Po prap m’dhem
M’dhem he dreqi e gëzoftë
Si t’t’shoh tek ecë gjarpërisht tuj kafshu kokën tande e ikjen ta za zgjedhje?

Vallë ç’t’ndodhi vashë?

Ç’i bane tan ato maja t’cilat pa I shkelë s’do t’vdisje?
Atij vrapi që t’ndalte frymën e frymëndalurazi vazhdonte?
Ato fjalë gurësh gjoja ishe rrënjë guri dhe rrënjësh do shtoheshe?
Apo at t’prekun t’lehtë e at grusht t’fortë t’cilin ua tregoje maleve veç që Migjeni t’prehej n’paqë?

Pa m’thuj nji herë ?
Ç’gjamë t’shurdhoi sa t’mos e dëgjosh malin tek t’thërret t’I futesh gjinit?
Ç’t’vjellun bane sa nga shtrati nxore edhe lumin idhnimi?
Ç’t’banë e t’banë t’bësh që edhe gurët t’ndjejnë mallë?
Mos harro
Rugovën nuk e vranë vëllavrasjet sa mungesa për të gjallët…


Pa m’thuj
Cilën rrugë ke humbë rrugës për këtu, e ke harru që ti gjithmonë ke shtru rrugën tande.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat