Nëse...

Kultura

Nëse...

Nga: Zymer Mehani Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 08:58
Zymer Mehani

Nëse e shihni një hamall në rrugët e qytetit tim
Nderojeni, o njerëz, se është vëllai ynë

Dhe një pastrues rrugësh nëse e takoni në të qytetit rrugica
Edhe atë ta përshëndetni, se dhe atë vëlla e kemi

Nëse e takoni një fëmijë rrugicave të qytetit tim a në shesh
Ju lutem i buzëqeshni dhe butësisht i flisni

Dhe një plak të kërrusur e të shurdhër apo të verbër po ta takoni
Respektojeni, o njerëz dhe mundësisht ndihmojeni

E nëse rastësisht do ta takoni ndonjë pushtetar apo deputet
O njerëz, s'po ju them asgjë, veproni si dini vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat