Shqipe e maleve të Pashtrikut

Kultura

Shqipe e maleve të Pashtrikut

Nga: Zymer Mehani Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:42
Zymer Mehani

Kush e ka menduar
Se mbi supin tënd
Mermeri do të bije

Kush e ka besuar
Se prej pushkës sate
Liria do të vije

Kush nuk ka shpresuar
Se trimit fati i prin
Komandanti im

Kush e ka ëndërruar
Se Ty, zemër-burrë
Shtati t'kthehet n'gur

Sot jotja shtatore
E ruan sypatrembur
Këtë tokë arbërore
II
Hapat ia besove rrugëtimit
E jetën Shqipes dykrenore
Buzëqeshjen ia besove lirisë
E dashurinë kësaj Toke abrërore

Ngjyrat ia besove flamurit
E prore shpresove për fitore
Gëzimin ia besove jetës
Fjalën ia besove së vërtetës

ME T'VËRTETËN RRON
LAVDIA T'TAKON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat