Nderohen malësorët Shtjefen Ivezaj dhe Gjyste Ivezaj

Kultura

Nderohen malësorët Shtjefen Ivezaj dhe Gjyste Ivezaj

Nga:  Rita Shkurtaj Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:52
Nderimi i malësorëve Shtjefen Ivezaj dhe Gjyste Ivezaj

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin”. Po e nisim këtë shkrim me ketë porosi të veçantë të Nënë Terezës, Nobelistes së Paqes dhe Shenjtores së Kalkutës, e cila ka zënë vend më së miri në këtë mision tejet të veçantë në vlersimin e malsorëve, Shtjefen dhe Gjyste Ivezaj, pasi serioziteti dhe vlersimi i tyre u bë falë hulumtimit dhe ndjekjes nga afër të veprimtarisë së këtyre malsorëve z.Ndue Dodaj, Misionar i Paqes dhe Antar Nderi i këtij misioni diplomatik, si dhe pjesë e stafit të punës e veprimtarive që zhvillon ky mision në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtar, kudo në trojet etnike.

Ishte e rastësishme njohja apo dhe indicja që mori vëmëndje ndaj çiftit Ivezaj te ky misionar, ku falë një aktiviteti në Shkodër e një bisede spontane me të, për meritat, punën dhe shembullin e pashoq që ky çift po i japin Malsisë dhe shqiptarisë në mbare botën, duke e kthyer banesën e tyre në një Shtëpi Muze Historiko-Kulturor brenda së cilës gjinden koleksione të shumta që demostrojnë jetën dhe veprimtarinë e malsorëve në rrjedhat e shekujve. Bindja e tij për meritat e tyre çoi në atë që u finalizua me vlersimet më të larta të këtyre malsorëve, duke u miratuar unanimisht nga vetë krerët e këtij misioni diplomatic, për t’i shpallur ata Misionarë të Paqes e njëkohsisht z.Shtjefen Ivezaj “Djalin e Malsisë” edhe Ambasador i Paqes, ndërsa Nënën Gjyste siç e thërrisnin të gjithë e nderuan me Medaljen e Artë të Urdhërit Nënë Tereza.

Ndaj me ju emocionet e rastit pasi dorzimi i kësaj medalje, m’u besua mua për çka do u jem gjithmonë mirnjohëse organizatorëve, pasi u ndjeva shumë krenare që ky vlersim i merituar iu dha malsores tonë Gjyste Ivezaj. Kujtoj këtu edhe një thënje e përsëritur nga z.Petro Koçi Zv/ Ministër i Mbrojtjes së Repuplikës së Shqipërisë, se ky mision kishte arritur majat e vlersimit duke iu referuar meritave të çiftit Ivezaj në fjalimin e tij të mbajtur gjatë kësaj ceremonie zyrtare.

Një organizim dinjitoz me një pjesmarrje të gjërë elitare nga fusha të ndryshme të jetës politike, shoqerore e humane e bënë këtë ditë të paharruar për të gjithe ne që ishim prezent, çka u vu re edhe ne emocionet e secilit që foli në këtë ceremoni. Gjej rastin sërish ta falenderoj përzemërsisht ne emër të të gjithë malsorëve Guvernatorin dhe Ambasadorin e njëkohsisht dhe kordinator i kësaj ceremonie, për serjozitetin dhe emocionet që na fali gjatë prezantimit dhe dorzimit të këtyre vlersimeve në emër të Misionit Diplomatik për Paqe e Prosperitet me qendër në Tiranë të z.Shtjefen Ivezaj dhe znj.Gjyste Ivezaj.

Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të larta shteterore si: Gjeneral Ded Prenga, Këshilltar pranë Presidentit për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikes së Shqipërisë, z.Koço Tahiri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Mulla Fetah Bekolli një nga bashkëpuntorët më të flaktë të Prof. Dr. Anton Çetës, luftëtar dhe komandant në luftën e UÇK -së edhe pas saj, z.Ideal Qollaku, Biznesmen i suksesshëm prizrenas, z.Asllan Mazreku nga Malisheva, z.Nazmi Çela, z.Hysni Lila, z.Mustafa Kadiu, z.Hekuran Rrapaj e shumë të tjerë personalitete të shquar që i dhane serjozitetin e merituar kësaj ceremonie. I pranishëm ishte edhe Rapsodi i Minjohur, “Mjeshtri i Madh”, kantautori Gjon Frroku i shoqëruar me çiftelinë e tij ku përshëndeti të pranishmit me një këngë të rastit, çka i dha edhe më shumë vlersim kësaj ceremonie.

Shënonte data 8 dhjetor 2019, ku kjo ceremoni përkonte edhe me datëlindjen e z.Ndue Dodaj gjë e cila nuk kaloi pa vëmëndje, pasi Misioni Diplomatik i kishte përgatitur edhe një vlersim enkas për këtë ditë, duke i akorduar Medaljen e Artë si vepritar i shquar i njerzimit, si dhe Diplomen e Nderit nga UKB të miratuar nga të gjitha Organizmat Diplomatike Botërore Bashkëpunuese e të firmosura nga Prof. Dr. Madhu Krishan, Kryetar i Akademisë Borëtore të Paqes. Në shenjë mirënjohje e falenderimi z.Dodaj shtroi një drekë vllaznore e tradicjonale mirditore për miqtë dhe kolegët e tij.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat