Dhurata më e çmuar

Kultura

Dhurata më e çmuar

Nga: Alfred Papuçiu Më: 8 janar 2020 Në ora: 10:25
Alfred Papuçiu

jo ishte studente në Gjenevë. Rasti e dha që të ftohej nga një familje në Kopenhagë të Danimarkës, për të kaluar pushimet. Mendoi se çfarë duhej të shpinte si dhuratë. Zakonisht, në raste të tilla çoheshin shishe me konjak, ndonjë qëndisje nga vendi i saj, por  ju duk se këto gjëra ishin bërë të zakonshme. Kështu që porositi familjen  që me rastin e parë t'i dërgonin nja dy kaseta me muzikë popullore nga vendi, Shqipëria.                                                                     

Erdhi dita dhe vajza u nis. Ishte një botë e re dhe njerëz të panjohur. Sidoqoftë, dëshira e saj që të shtonte njohuritë për vendet e tjera e kishte shtyrë për ta pranuar atë ofertë. Për më tepër do të kishte mundësi të vizitonte disa shkolla dhe kjo do ta ndihmonte në përgatitjen e saj për pedagogjinë.

Kur mbriti në Kopenhagë, e priti çifti ku do të qëndronte ato ditë. Pas përshëndetjeve të rastit, burri u prezantua dhe tha se ishte koleksionist muzike nga vende të ndryshme. I kërkonin shpesh herë për ilustrimin e pjesëve të teatrove dhe ishte i gatshëm që t'u a plotësonte dëshirën.

Në një çast tha:" Këto ditë më kanë kërkuar muzikë shqiptare, pasi vihet një pjesë teatrale, e cila subjektin e ka ndër të tjera edhe nga trevat shqiptare. Nuk e di si do të bëj, pasi nuk më ka rënë rasti të gjej një muzikë të tillë".          

Vajza e gëzuar u kthye nga ai dhe duke nxjerrë nga çanta e saj dy kasetat me muzikë shqiptare i tha:" Këtu janë dy kaseta me muzikë popullore nga vendi im. I porosita për juve, pa e ditur se do t'u vlenin".                                                                           

Danezi ju hodh në qafë dhe i tha: "Kjo është dhurata më e çmuar për mua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat