Më prit!

Kultura

Më prit!

Nga: Neki Lulaj Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:55
Neki Lulaj

Më prit te rrahu pranë shtonit

Ku korren grunjërat e florinjta

Më prit te parmaku i dritares

Xhamat lëpijnë djersën

Që e lëshon si shatërvan drita

 

Më prit të dyert e oborrit

Atje ku lotët e ndasisë kurrë nuk u thanë!.

Më prit te shtegu i livadhit

Ku fluturojnë zogjtë e shqipes

E lulet marrin ngjyrë ari çdo natë

 

Më prit të Vigu i thatë

Ku shkulmi gurëve ballin ua lëmon.

Më prit, moj, më prit te Shtegu i Lamës

Te trupi i mollës gjyle, më prit.

Mos më harrro.

E bashkimi ynë botën do ta ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat