Nga censura e diktatura komuniste kam vuajtur unë e shokët e mi dhe jo Ilir Meta

Kultura

Nga censura e diktatura komuniste kam vuajtur unë e shokët e mi dhe jo Ilir Meta

Nga: Sali Leka Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:48
Sali Leka

Në 18 Djetor 2019 parlamenti i republikës së Shqipërisë aprovoi dhe sanksionoi dy ligje antishpifje, por mbas dy javësh Ilir Meta me vulën e presidentit që i dha parlamenti në vitin 2017, po i shkel dhe po i shtyp dy ligjet e drejta dhe të dobishme kundër shpifjeve dhe gënjeshtrave publike artistike mediatike.

Parlamenti duhet falenderuar dhe inkurajuar për të aprovuar ligje edhe për fjalët e pista dhe të ndyra që fliten nëpër televizione dhe shkruhen nëpër gazeta. Fjalë të qelbura dhe të infektuara që njerëzit e fisnikëruar dhe të kulturauar nuk i flasin as në tualet, por disa televizione i kanë kthyer studiot televizive në vc.

Ashtu si Ilir Meta që lodhet e stërmundohet për të kthyer përmbys dhe me i shkel e me i shtyp dy ligjet e mrekullueshme e të admirueshme antishpifje e antigënjeshtra, antispekullime, antimashtrime, antikrime.

Po po antikrime! Për arsye se: shpifjet dhe gënjeshtrat janë burime spekullimesh mashtrimesh dhe të çojnë në krime monstruoze.

Ilir Meta është bërë edhe gazetarë me fjalë tërkuzë dhe me akuzë krejt absurde abstrakte pa fakte konkrete, për të kundërshtuar dhe justifikuar dekretimin e dy ligjeve të domosdoshme antishpifje.

I.Meta ka mbushur dy faqe gazete me aludime dhe alibi të rëndomta të neveritura. I. Meta shkruan: “Paketa e dy ligjeve antishpifje nuk dekretohet se rikthen censurën dhe diktaturën komuniste. Ndalon fjalën e lirë në gazeta dhe televizione. Cënon të drejtat edhe liritë e njeriut. U mbyll gojën gazetarëve që të mos kritikojnë narkoshtetin e Edi Ramës. Ligji antishpifje na bën të ecim me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe diktaturës komuniste dhe të autoritarizmit që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Kurse unë deklaroj dhe vërtetoj: Këto fjalë janë proçkat dhe shtrembërimet e pseudogazetarit Ilir Meta. E theksoj pseudogazetar se presidenti nuk e ka për detyrë të shkruaj nëpër gazeta . As të zhgarravisi broçkulla dhe gënjeshtra për asnjeri. Edi Rama nuk i ka penguar fjalën e lirë askujt. Ai nuk ka penguar as ata që i kanë bojatisur kostumin e trupit. Edi Rama është i miri i të mirëve, i urti i të urtëve, i buti i të butëve.

E vërteta qëndron e do të qëndrojë: Ligjet antishpifje dhe antigënjeshtra nuk e rikthejnë censurën dhe diktaturën makabre komuniste. As nuk e ringjallin Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Dy diktatorë mizorë të shekullit të XX.

 I. Meta dhe të tjerë si ai duan me e ringjallur me doemos duke penguar demokracinë, duke e lënë pa ligje juridike jetike ashtu si deri vitin 2013 duke e zhytur nëpër skurriqe e tartabiqe anarshiste kaotiste.

Unë me shokët e mi u skandalizuam kur lexuam në gazetë zhgarravinat e I. Metës, i cili vazhdon e thotë: “Parlamenti nuk ka numrin e plotë të deputetëve për të aprovuar ligje. Duhet të ketë 140 deputetë, po ka 122”.

Kurse unë theksoj: Edhe këto fjalë janë proçka. Është e vërtetë se parlamenti ka mangut 18 deputetë, por janë larguar vetë nën drejtimin e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. Duhet të kthehen në parlament askush nuk i ndalon, as ligji antishpifje, por akoma më shumë i mbron.

Deputetët socialistë janë në parlament dhe nuk largohen. Unë jam socialist i betuar, kam votuar dhe do të votoj për deputetët e partisë socialiste. Nëse deputeti socialist i lagjes ku banoj që unë e kam votuar, do të largohet nga parlamenti do ta rrah fort në publik, si dezertor i demokracisë dhe dezinformues i shtrembëruar i drejtësisë.

Me kaq për sot, do të shkruaj përsëri ditë tjetër, për censurën dhe diktaturën komuniste fakte konkrete me ngjarje të vërteta, dhe jo pallavra rrakitike nihiliste, negative regresive si Ilir Meta dhe të tjerë si ai që kanë financuar botimin e librave të Isuf Kalos dhe Nexhmije Hoxhës, me sajime dhe trillime monstruoze dhe me lavdërime pompoze për Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë, për të magjepsur, hipnotizuar tromaksur dhe matufepsur rininë.

SHËNIM EKSKLUZIV

I uroj parlamentit punë të mbarë në seancën e parë plenare 20 Janar 2020.

Duhet të aprovojë akoma ligje të drejta të forta të dobishme të domosdoshme ashtu si dy ligjet antishpifje që i aprovoi në 18 Dhjetor 2019.

Republika e Shqipërisë e ka shumë të mirë kushtetutën, por ka mungesë ligjesh. Shumëfishimi i ligjeve jetike juridike nuk e cënon as nuk e dobëson kushtetutën ashtu si llomotisin dhe ulurasin anarshistët dhe kaotistët e shtrembëruar. Përkundrazi shtimi i ligjeve e plotëson dhe e forcon kushtetutën. Ligjet e manguta dhe të dobëta ashtu si i duan anarshistët dhe kaotistët janë të padobishme.

Anarshizmi dhe kaotizmi janë shumë më keqbërës dhe të dëmshëm sesa mizorizmi dhe komunizmi. Ilir Meta nuk ka votuar në 30 Qershor 2019, datën që vetë e dekretoi. Tani pa votuar do të komandoj me proçka.

 President që nuk e do votën vetëm Ilir Meta është në botë.

Unë isha dhe jam dashamirës për gjininë femërore, por Voltana Ademi duhet të largohet me vullnet nga funksioni si kryetare bashkie se i ka mbaruar mandati. Sipas kushtetutës populli i Shkodrës humanist dhe demokrat modernist, e ka votuar për 4 vjet dhe jo më shumë. Mandati i Voltana Ademit nuk ka lidhje me Valdrin Pjetrin njeri frikacak që u dorëzua përpara kaotizmit dhe anarshizmit, duke njollosur dhe pisanjosur vetveten si kriminel e rebel, por pa qenë as kriminel as gazhel.

Tani nuk jemi në kohën e skëterrit kur Nexhmije Hoxha qëndronte deputete 44 vjet pa u votuar nga askush, por e caktuar nga klika makabre mizore uzurpatore e byrosë politike enveriste ramiziste.

Kundër anarshizmit, kaotizmit, mizorizmit dhe komunizmit të molepsur të kamufluar duhet të jenë strukturat, dikasteret dhe organizmat mediatike artistike, por fatkeqësisht në Tiranë asnjë televizion dhe asnjë redaksi gazete nuk janë antianarshiste antikaotiste as antimizoriste dhe as antikomuniste.

Aq më keq këto gazeta dhe televizione nuk i duan faktet konkrete, as ngjarjet e vërteta sepse ishin dhe janë të shtrembëruar.

Për censurën dhe diktaturën e skëterrit dhe të muzgut unë kam më shumë tregime me ngjarje të vërteta, sesa kanë 25 shkrimtarë ish të burgosur të persekutuar, por edhe ata që ishin të favorizuar, të priveligjuar, që sot botojnë gënjeshtra të turbullta sikur ishin të viktimizuar.

Edhe në vitin 2018 dhe 2019 kanë botuar libra me gënjeshtra dhe sajime sikur kanë vuajtur, duke përfituar nga liria e madhe e zgjeruar, që u ka garantuar Edi Rama me qeverinë socialiste, liberaliste, moderniste e angazhuar dhe e përkushtuar për hapësirë artistike artistike mediatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat