Si tek filmi “Vdekja e kalit”

Kultura

Si tek filmi “Vdekja e kalit”

Nga: Drita Gega Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Nga ish te burgosurit politike po flitet ne media per percarjen e mergates shqiptare nga ish njerezit e sigurimit te shtetit. Dhe eshte per tu besuar, keta lloj monstrash, sigurimsash, 80 lekshat mund ti kemi shume prane. 

Si mendoni ju se nje person qe i ka sherbyer propagandes se kuqe deri ne grahmat e fundit te saj eshte demokrat 100 "karat" packa pse me ngritjen e dy gishtave lart arriti te kape poste te larta.

Nje prej tyre mund te jete edhe ish kryeredaktori i gazetes "Shkendija" ne Lushnje, Dalip Greca i cili tash sa vite po drejton gazeten "Dielli" te Vatres, e me veprimet prej arroganti e prepotenti perpiqet te mbaje larg nga Vatra ish te persekutuarit politike, vecanerisht grate e persekutuara politike. 

Si tek filmi "Vdekja e kalit" me rregji te Saimir Kumbaros, ku nje nder kuadrot e partise se punes, i perfshire ne ndjenjen e inferioritetit e xhelozise merej me spiunlleqe e letra anonime, arriti deri ne arrestimin e denimin e kolegeve te tij. Me nje ndryshim se sot nuk ka me burgje politike ne Shqiperi. Njesoj edhe ky "personazh" hedh balte, fyen, ofendon shtresen e persekutuar politike me letra anonime duke i kerkuar llogari ne persekucionin politik, sikur te ishte zyre e fshehte emigracioni. Shikoni deri ku i shkon "imagjinata" e vesit te spiunllekut, duke nderhyre ne jeten private te tjetrit, aty ku nuk i takon....

Meqe gazeta "Dielli" shfryezohet prej tij si leter anonime, mendja te con se mergata shqiptare vazhdon te percahet akoma nga keto lloj njerezish qe i kane sherbyer deri vone propagandes kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat