Thirrje e mendjës për kohën e mundur dhe rininë e humbur

Kultura

Thirrje e mendjës për kohën e mundur dhe rininë e humbur

Nga: Nue Oroshi Më: 19 janar 2020 Në ora: 21:06
Nue Oroshi

Telenovelat politike janë tiktaket e rrahjes së zemrës që nuk ndëgjohën por rrahin shumë shpejtë për ta mbajturë njeriun në jetë.Këto rrahje apo tik-take që e kontrollojnë zemrën janë të tejdukshme për faktin se koka shpesheherë aktivizohet për të bërë thirrje mendjës për kohën e mundur duke bërë apel apo duke përplasur britmat për rininë e humbur.Rinia jonë shqiptare sot kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe i thërrasin kokës duke i bërë thirrje mendjës se cila është koha e tyre e cila po e mund ndërgjegjën apo fatin e ndersjelltë për lëvizjen e kohës zileqare që po ecë si një telenovelë pranë tregtarëve të flamujve që më të rëndësishëm ju duken flamujtë partiakë se sa vendi,toka,deti,qielli dhe dy shtetet shqiptare.Kurse thënja e një të riu se Tirana mblodhi gati gjithë Shqipërinë por Gjermania e përpiu rininë e Tiranës nuk mundesh ti heqësh asnjë presje.

I njëjti fat është edhe me Kosovë.Kudo sheh shtëpia të mbyllura dhe pa jetë mbrenda saj.Aty këtu sillet ndonjë shtegtarë hijerëndë.Fshatrat shqiptare janë boshatisur kurse politikanët e dalldisur nga dhjami i tyre i tepërt që ja ka mbuluar trurin e së bashku me të edhe mënyrën e të menduarit pozitiv, luftojnë se kush kujtë po ja lëshon ma shumë në marrëveshjet politike për ti bërë partnerit hakmarrje dhe hile ende pa  e filluar bashkëpunimin.E ditën apo nuk e ditën politikanët tanë ky egzod satanikë do ti përfshi edhe bijtë dhe bijat e tyre.E them egzod satanikë sepse edhe me herët e kam bërë dallimin në mesm të egzodit biblikë dhe atij satanikë.Egzod biblikë është një egzod kur një popull i tërë shperngulët nga një tokë jo pjellore për shkak të mosmundësisë së jetesës.Kurse ne shqiptarëve Zoti na ka falur tokën,diellin,qiellin,detin,malin, arin e mineralët por të gjitha këto pasuri nuk kanë vlerë kur nuk dinë se si të menaxhohen me sukses.A do ti thirrin politikanët tanë shqiptar mendjes që ta kthejnë kohën e mundur, për ta kthyer rininë e humbur kjo është një pikëpyetje e madhe.

Dhe deri sa vazhdon egzodi satanikë i shqiptarëve politikanët shqiptarë ecin një hap para e pesë hapa mbrapa. Ma e rëndësishme është rrahagjoksia për ta mbrojtur flamurin partiakë se sa të ndërtohen institucionet shteterore.Derisa zëri i gurgullimës së detit shqiptar,jehu i tingllimës së mineraleve të tokës së Kosovës dhe vendi i bukur që na ka falë Zoti thërret që të menaxhohët mirë e mbarë,në kokat e shumë politikaneve shqiptar më e rëndësishme është interesi personal se sa ai shtetëror.

Nuk është hera e parë që shqiptarët janë kundër vetvetes për faktin se ka shumë shekuj se flasim për perëndimin e punojmë me lindjen.Plot gojën perëndim e plotë mendjën lindje.Kjo luftë në mes të fjalës dhe mendjes tek i njëjti person i ngjanë hipokrizisë hamletiane pa i prekur fare mesazhet e Makiavellizmit politikë që ju dridhet trupi kur e humbin pushtetin dhe nuk ju rrahë syri  qerpikë kur e humbin popullin dhe shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat