Nga çerdhet e shqipeve u ngritën shqiponjat

Kultura

Nga çerdhet e shqipeve u ngritën shqiponjat

Nga: Zymer Mehani Më: 20 janar 2020 Në ora: 10:34
Zymer Mehani

Gjithçka u munduan t'na rrëmbenin
Por asnjëherë nuk mundën të na thenin
Qiellin u përpoqën t'na e bënin sterrë
Dhe lumenj e gurra donin për t'na i shterrë
E fare t'mos shohim madje dritë as diell
Donin kriminelët vdekjen për t'na e sjellë
Se ata s'kanë shpirt, janë me zemër t'mjerë

Dhe kullat prej guri- t'lashta shekullore
Donin t'na i rrafshonin - krenarinë arbërore
Dhe fushat pjellore t'na i linin të shkreta
Kudo vrisnin, prisnin, shponin me bajoneta
Ishin të tërbuar, u pengonte e vërteta
Donin t'na i merrnin edhe tonat jetëra
Digjin, vrisnin, shtypnin me t'pamëshirshmet kthetra

Emrin e shqiptarit e urrenin shqim
Sytë u piknin gjak nga i madhi tërbim
Nga kjo tokë t'na shfarosnin përpiqeshin pa mbarim
Ëndrrat t'ia grabisnin donin popullit tim
Kudo sillnin tmerr, vuajtje dhe trishtim
Se ata s'kanë Zot, as fe, as guxim
Shëmbëllejnë në hijna, në ujqër e shtërpinj

Nga çerdhet e shqipes u ngritën shqiponjat
Vargonjtë e robërisë i shkëputën fare
Me armë e me grushta zemrat guximtare
U ngritën për atdhe në luftë çlirimtare
Bij e bija t'denja të gatshëm për fitore
Në radhë të UÇK-së u rënditën prore
Ta nxjerrin këtë truall nga kthetrat gjaksore

Sot rreze lirie ngrohin dheun arbëror
Nga gjaku i dëshmorëve t'kombit tonë martir
Po shkëlqen liria-nuse me kurorë
Lulëkuqe kokëlartë n' Kosovën e lirë
Bijtë dhe bijat tona u jetësuan n'shtatore
N'Pllaka t'Përkujtimit dhe në Përmendore
N'Lapidarë t'krenimit për Liri, Fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat