Alush Lleshanaku, pararoja e antikomunizmit

Kultura

Alush Lleshanaku, pararoja e antikomunizmit

Nga: Eugen Shehu Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:45
Alush Lleshanaku

Është shkruar dhe thënë shum për antikomunizmin e shqipatrëve.Tek e mbramja kjo ndjenjë atdhetare,kur vendi yt dhe i të parëvet të tu,viren si kryefjalë,kur përpara trojeve etnike shqiptare,përthyhen e shpërbëhen të gjitha „imzat“ e tjerë,ka mundur të triumfojë,në më shumtën e bashkëkombasve  të mij.Kjo edhe për faktin e thjeshtë,që në këtë antikomunizëm natyror të shqiptarëve,janë jeta dhe vepra e qindra bijëve të thjeshtë të këtij kombi.Dhe padyshim emri i nderuar i Alush Lleshanakut është në pararojë të kësaj gjenerate.

Lindi në fshatin Bradashesh, në këmbë të Malit të Krabës,jo larg qytetit të Elbasanit,në vitin 1913.Ende nuk ka mbushur dy vjet kur i vdes e ëma dhe Alushi do të rritej më tej,nën dashurinë e përhershme të babait të tij,Shuaipit.Fëmijëria e tij,sidoqoftë do të njihte gëzimet e veta ngase familja e Alushit kishte të ardhura të mira me ç’rast djalit jetim nuk do t’i mungonte gjë.Kur Alushi arrin moshën e shkollës,i jati blen një shtëpi në qytetin e Elbasanit.Ai do që djali i tij të mësojë në shkollën e qytetit sepse parasheh tek Alushi vullnetin për dije.Kështu jeta e birit të Bradadeshit ndryshon rrjedhën papritmas dhe në shtatorin e vitit 1920,ai shkon në shkollën fillore të Elbasanit.Qyteti në zemër të Shqipërisë,asaj kohe pati një sadisfaksion të veçantë.Ndonëse i varfër,ky qytet hapi zemrën për të parën shkollë Normale në Shqipëri dhe aty për vite me radhë,do të përgaditeshin breza të tërë mësuesish të talentuar.Pas mbarimit të shkollës qytetëse me rrezulltate shumë të mira,Alush Lleshanaku nis studimet në shkollën Normale të qytetit të vet të dashur.Tashmë shtati i tij ishte hedhur mjaft dhe që në vitin e parë të Normales,Alushi prezantonte një fizik dhe forcë të admirueshme edhe për nxënësit e viteve më të larta.Por forca askurrë nuk e krenoi ate.Trupi prej atleti ,muskujt e formuar,gjallëria lëvizëse,dukej se humbisnin përballë një shpirti të butë të djaloshit prej Bradadeshi.Mandej përveç fizikut të bukur,në Normalen e Elbasanit,Alush Lleshanaku ka mundur të lartësojë vetëdijen nacionale.Në çdo ndeshje sporti,shokët janë mësuar të shohin Alushin se si vrapon të vendos diku flamurin kombëtar,duke dashur tu jap këtyre ndeshjeve kurdoherë një soleminitet sa më të madh.Pos vatër dijesh,në fillim të viteve 30 ( të shekullit që lamë pas ) Normalja e Elbasanit,ishte edhe vatër e ndezur e mendimit atdhetar.Alush Lleshanaku,do të sihte nxënës i denjë i Ahmet Gashit,Vasil Andonit,Mid’hat Frashërit etj,të cilët me sakrificat e tyre vetmohuese do të ushqenin idetë e vyera kombëtare në zemrat e normalistëve.Me mbarimin e shkollës Normale,për Alush Lleshanakun,hapen dyert e shkollave në të gjithë shqipërinë.Ai është i vendosur për një mision të tillë,ndonëse babait i kumton se ka shumë dëshirë të vazhdojë mësimet në kulturën fizike.I drejtohet për këtë shtetit shqiptar dhe shumë shpejt përgjigjja  i vjen pozitive.Sportet ishin natyra e dytë e Alushit ndaj edhe gëzimi me këtë rast ka qenë i madh.Ai e ndan këtë gëzim me shokët e shkollës,me ç’rast i siguron këta se do të kthehet sërish në Elbasanin e dashur.

Në vitet 1913-1917,Alush Lleshanaku kryen studimet e larta në kulturën fizike,në Universitetin e Romës.Edhe aty dallon nga të tjerët për vullnetin në studime dhe fizikun e vet të përkryer.Merr pjesë në mjaft veprimtari sportive të Univeristetit të Romës ku veç simpatisë së miqve dhe pedagogëve,është edhe fitues i disa medaljeve.Ka mësuar të flasë një italishte të pastër dhe gjithsesi nuk harron që miqve të tij italianë,t’u flasë për vendin e vet të mrekullueshëm e sidomos për Elbasanin.“Kur mbaron universitetin e Romës e emërojnë mësues në Vlorë dhe pas një viti në Elbasan.Pushtimi fashist e gjen Alushin mësues në gjimnazin e Shkodrës“(Gazeta55,më 15.3.2000)

 Në vitin 1939,gjimnazi i qytetit të Shkodrës pat qenë i gjalluar prej ideve atdhetare.Ndonëse influenca italiane në qytet ishte e madhe,gjimnazistët dhe intelektualët e qytetit,parashihnin në frymën ushtarke fashiste,rrezikun që i kanosej vendit të tyre.Në 4 prillin e vitit 1939,në qytetin e Shkodrës, u shpërnda një trakt prej nacionalistëve të qytetit,ku flitej qartë se po pregaditej pushtimi i Shqipërisë.Në këtë grup të nacionalistëve,së bashku me Zef Palin dhe Jup Kazazin,bënte pjesë edhe mësuesi i talentuar i edukimit fizik,Alush Lleshanaku.Nxënësit e gjimnazit,(disa ende janë gjallë në shtetin amë) kujtojnë se pikërisht në 7 prill,mësuesi i edukimit fizik Alushi,u ka prirë gjimnazistëve të bojkotojnë shkollën duke u kumtuar atyre me ate zë burrëror : „Atdheun mund ta duash me fjalë të bukura,por edhe me vepra të bukura.Ne sot duhet me bashkue fjalët dhe veprat“. Nga këtu Alushi u bashkua me formacionet nacionaliste dhe ato të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në rezistencën që iu bë fashistëve italianë në këmbët e malit të Taraboshit.Por tri-katër qind ushtarë e vullnetarë të lirisë nuk mund të zbrapseshin dot mijëra ushtarë italianë të armatosur deri në dhëmbë,të shoqëruar me tanke dhe aeroplanë.

 Natyrisht shërbimi sekret italian (SIM) kishte kryer punën e vet edhe më 7 prill 1939.Mësuesi i edukimit fizik të gjimnazit të Shkodrës,Alush Lleshanaku pushohet nga puna me motivacionin se „pat përhapë frymë antiitaliane ndër nxënësit e vet“.I qetë,i heshtur ai këshillohet me miqtë e vet dhe këta i thonë të shkojë për pak kohë pranë familjes,në qytetin e Elbasanit.Por edhe këtu nuk mund të gjeje qetësinë e duhur.e thërrasin disa herë nën komandën e xhandarmërisë duke i kërkuar spjegime dhe gjithmonë Alush Lleshanaku i është përgjigjur se me ndërgjegje ka kundërshtuar pushtimin ushtarak dhe se në rolin e mësuesit të edukimit fizik,ai nuk përjashtonte edhe adukimin kombëtar për nxënësit e vet.Shpërblimi ? Një normalist i shkëlqyer,një universitar i Romës që pat marrë disa medalje në kryeqytetin e imperatorisë,këtej e tutje do të ishte një i papunë në qytetin e vet të dashur,në Elbasan.E megjithatë ai do të rreshtohej nga dashuria e vatrës familjare,nga miqtë e vet nacionalistë të qytetit të Elbasanit e sidomos nga urtësia e Vasil Andonit.Duhet thënë se gjatë vitit 1941,italianët patën filluar të vendosnin në krye të forcave të ruajtjes së rendit shqiptarë të cilët gëzonin reputacion në popull.Ata fillimisht në Elbasan thirrën edhe Alush Lleshanakun por ky nuk pranoi.Kanë qenë pikërisht miqtë,mësuesit dhe nxënësit e tij,që duke i njohur ndershmërinë dhe përkushtimin, e këshilluan të merrte këtë detyrë prej italianëve.Kështu me vendim të Mëkëmbësisë së përgjithshme datë 4 maj 1941,“Alush Lleshanaku emërohet nënpunës federal i Qarkut të Elbasanit“.Kur një miku  i tij e takon pas disa ditësh dhe i tha se nuk pëlqente këtë vendim,Alushi i qe përgjigjur me ate zërin e qetë : „Unë e di fare mirë se nuk duhet të qendroj në këtë funksion,por nuk mund t’i shmangem një detyrimi moral.Një gjë të keni të qartë,se une nuk po i shërbej fashizmit por mundohem me të gjitha forcat të shpëtojë popullin nga gjakderdhja“.

Ende sot në qytetin e Elbasanit,janë dhjetra bashkëkohës të Alushit të cilët dëshmojnë drejtësinë dhe shqiptarizmin e thellë të tij.Sa herë që në birucat e xhandarmërisë së qytetit,futej ndonjë nacionalist,Alush Lleshanaku ka qenë i pari që ka biseduar.Mandej mbasi i ka mbushur mendjen për „gabimet“,ka pas dhënë urdhër të lëshonin menjëherë duke njoftuar komandën eprore për parrezikshmërinë e këtij personi.Por kjo sjellje e ky qëndrim nuk ishte vetëm për nacionalistët, madje në mbledhjet e këtyre të fundit kishte marrë pjesë në dy-tri raste.Por Alush Lleshanaku edhe në marëdhëniet me grupet apo personat komunistë ka qenë tejet i kujdesshëm,duke iu përmbajtur plotësisht idesë për të mos lejuar të derdhet gjak shqiptari.Në shtetin tonë amë,janë me dhjetra e dhjetra njerëz të moshuar të cilët mund të rrëfejnë me dhjetra episode se si Alush Lleshanaku në funksionin që kishte në Elbasan,mundi të shpëtojë jetën dhjetra të rinjëve të cilët ishin molepsur nga ëndrrat komuniste.Madje përmendim këtu rastin e shpëtimit të 24 burrave nga lagja „Fushë Mbret“ e qytetit,të cilët do të pushkatohehsin pse në ate lagje ishte kryer një aksion ku patën gjetur vdekjen tri ushtarë italin.Ka qenë Rexhep Drishti i cili duke u shpëtuar italianëve ka vrapuar tek Alush Lleshanaku duke i spjeguar situatën.Madje fjala autoritare e tij,guximi në marrjen e vendimeve bëri që të falej jeta e 24 burrave.Pas kësaj ngjarjeje emri i Alush Lleshanakut përcillej me respekt jo vetëm në qytetin e Elbasanit por deri në fshatrat më të largëta të këtij qarku.Ka qenë kjo arsyeja që ai është thirrur në Tiranë 3-4 herë dhe është këshilluar nga autoritetet italiane për „zemërgjërësinë“ e tij.Madje në fakt,italianët kanë falur edhe persona të „rrezikshëm“  të marrë në mbrojtje prej tij.Alushi është përgjigjur i prerë se përpara se të jetë një kuestor i mirë,ai është një elbasanas.Me këto veprime Alushi bie në sy të milicisë fashiste dhe kështu pushohet nga puna.Për më tej miqtë e tij e këshillojnë të largohet nga qyteti pasi mund të përfundonte në kampet e përqëndrimit në Itali.Pikërisht në fundvitin,1942,Alush Lleshanaku bie në kontakt me organizimet e para ushtarake nacionaliste.Ngase njihej prej kohësh me Zef Palin,Hamit Matjanin,Skender Muçon e Abaz Kupin,Alushi do të bisedojë me ta për të marrë mbi vete përgjegjsitë e organizimit të këtyre formacioneve edhe në zonën e Elbasanit.Trupi i tij prej atleti i ngjante një ushtaraku të vërtetë dhe emri i mirë që pat fituar bënë që brenda tri katër muajve në Elbasan të organizohehsin disa grupe nacionalistësh,për tu ingranuar më pas në çetën e komanduar prej Alush Lleshanakut.Madje kjo çetë u bë e njohur për veprimtarinë e vet antifashiste në fshatrat Bradashesh,Balter,Belsh,Labinot e deri në qytetin e Peqinit.Në këtë qytet në bahskëpunim edhe me forcat nacionaliste të Hamit Matjanit dhe Isa Manastirliut,në verën e vitit 1943,ata sulmuan garnizonin italian dhe e muarën ate pas luftimesh të rrepta.Në traktatin që u shpërnda në gushtin e vitit 1943 në Elbasan e rrethina,thuhej pos të tjerave; „Djemtë që e duan Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë,ata që nuk e marrin parasysh vdekjen kur është fjala për lirinë e dheut tonë,kryen me sukses aksionin e Peqinit.U shqua për trimëri biri ynë Alush Lleshanaku dhe çeta e drejtuar prej tij“.(Arkivi Qendror i Ushtrisë.Fondi Organizata tradhëtarë e Ballit Kombëtar,dokumenti 79 / 1 ).

   Me kapitullimin e okupatorit italian,çeta nacionaliste e udhëhequr prej Alushit nuk i flaku armët,përkundrazi radhët e saj erdhën duke u shtuar dhe bijtë e Elbasanit disponuan tanimë edhe armatime moderne të rrëmbyera prej italianëve.Ngjarjet e luftës  së Dytë Botërore ishin tejet të turbullta dhe në shtatorin e vitit 1943,në kufijtë e Shqipërisë u dukën kolonat e para të ushtrisë gjermane.Prita e parë antigjermane në fshatin Barmash si edhe rrjedhojat tragjike të shtëpive të djegura,kërkuan një vlersim sa më real të situatës prej atdhetarëve,ideatorë dhe ushtarakë të Ballit Kombëtar,formacion i krijuar që në prillin e vitit 1939.Kështu në shtatorin e vitit 1943,Alush Lleshanaku duke bashkëpunuar edhe me çetën nacionalçlirimtare „Dajti“ organizon një pritë model për nga pikpamja ushtarake,kundër një autokolone gjermane që vinte nga Elbasani,Bashkëpunimi me komunistët ishte një ogur i bardhë për shqiptarët,të cilët shihnin aty flakën e pashuar të bashkimit,por në muajt që rrodhën më pas ky bashkëpunim i sinqertë u sabotua me urdhër të Beogradit.Prita e organizuar më së miri ka dhënë dhe rrezulltatet e veta.Të gjendur në terren të panjohur,natën në pamundësi të zbulonin vendosjen e forcave shqiptare,gjermanët u detyruan të kapitullonin.E vërteta është se shumë ushtarë dhe oficerë gjermanë duke mos ditur se kundër kujt luftonin,u dorëzuan.Tashmë për të gjithë ne,është i qartë qëndrimi strategjik i ushtrisë gjermane në trevat shqiptare.Përkundër urdhërit të komandnatit të çetës komuniste „Dajti“ për pushkatimin e rrobërve,Alushi mbajti qëndrim të prerë duke i mbajtur e trajtuar robërit në kushtet e duhura.Më pas,kur ushtarët dhe oficerët gjermanë u shoqëruan për në Tiranë,çeta e nacionalistëve të Elbasanit, u përmend kurdoherë për disiplinë dhe rregullin që e karakterizonte.

Në nëndorin e vitit 1943,disa ditë pasi ishte formuar qeveria e re shqiptare,e dalë prej të parës Asamble të Përgjithshme,e cila përbëhej prej deputetëve shqiptarë nga të gjitha viset tona etnike,Alush Lleshanakun e thërret në zyrën e vet,ministri Xhafer Deva.burrat kanë shkëmbyer dy-tri orë muhabet dhe më pas Alushi është nisur drejt vendlindjes,Elbasanit.Ai është shmallur me njerëzit e shtëpisë,me miqtë e shokët duke u treguar atyre për një tjetër detyrë që po merrte mbi supe.Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Xhafer deva,më 29 nëndor 1943,Alush Lleshanaku emërohet me detyrën „Komandant i xhandarmërisë për qytetin e Elbasanit,me gradën major“. (Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë,fondi MPB, dokumenti 30,datë 28 nëndor 1943 ).

  Tashmë një tjetër përgjegjsi e madhe binte mbi supet e elabasanasit trim.Kur miqtë e thërrisnin majo ! ai u ka pas thënë me zë të ulët se ishte Alushi i mëparë,normalisti që dilte i pari në çdo garë dhe asgjë tjetër.Komunistët e qytetit i kërkuan bashkëpunim Alushit për t’i ndihmuar ata në aktet terroriste ndaj oficerëve gjermanë të qytetit.Ky jo vetëm që nuk pranoi këtë bashkëpunim por në intimitet mundi t’u bëjë të qartë atyre dy reziqet e mëdha që mund të vinin.E para, ata mund të zbuloheshin lehtë në qytet dhe të pushkatoheshin pa gjyq.E dyta nëse atentatorët largoheshin,sipas ligjeve të luftës së deklaruar qysh më parë,gjermanët do të pushkatonin popullsinë civile të pafajshme.Por kjo logjikë nuk ju pëlqeu komunistëve elbasanas.Nuk vonoi shumë dhe në komunikatën e tyre,në shkurtin e vitit 1944,ata nuk harruan të vënë në listat e armiqve të tyre Alush Lleshanakun si bashkëpuntor të Mid’hat Frashërit,Xhafer Devës dhe Abaz Kupit.Sidoqoftë këta trakte që kërkonin gjak vëllai,nuk e friguan Alushin.Ai vazhdoi të mbante rendin në qytet duke u përpjekur të mos përzihej në punët e komunistëve dhe duke dashur të ndihmojë në çdo rast bashkëqytetarët e vet.Raste të tilla ka patur me djetra,por do të përmendim vetëm një ;“Po ajo që e kujtojnë shumë elbasanas,ishte një natë,kur mbas vrasjes terroriste të dy ushtarëve gjermanë,ata arrestuan mbi 100 qytetarë të pafajshëm dhe i patën futur në shkollën e Dekalit,për t’i pushkatuar.Ndër ta ka qenë edhe vëllai i Adem Jahjës i cili dinte gjermanisht dhe gjermanët e falën.Ai sapo u lirua shkon si era dhe lajmëron Alushin për çka po ndodhte.Alushi merr një dhjet trima të tij dhe i porosit :Unë do të futem në komandanturën gjermane,në rast se nuk u mbush mendjen gjermanëve për gjysëm ore,atëherë do të jem rob i tyre,nadj na sulmoni për të më rrëmbyer“.Fati deshi që gjermanët të binden,që të arrestuarit nuk ishin komunistë dhe Alushi bashkë me kolonelin gjerman,shkuan tek qytetarët e arrestuar dhe i liruan ata“.

( Gazeta 55“ –Tiranë , më 15 . mars . 2000 ).

 Në ato muaj aq të turbullta për Shqipërinë,maj-shtator 1944,Alush Lleshanaku provoi mbi supe barra shumë të vështira që lidheshin sa me urdhërat e komandës ushtarake gjermane,aq edhe me luftën e egër të ndezur nga Beogradi që komunistët shqiptarë bënin kundër forcave nacionalsite.Por burri i mençur e trim,u orientua kurdoherë nga interesa madhore të kombit të vet.Bashkëpunimi i tij me trupat gjermane në Shqipëri,vlen të shikohet kurdoherë përmes faktorëve konkret kur shqiptarët u kthyen në zotër të trojeve të tyre etnike ashtu sikur decenie më parë.A mund të luftoje kundër gjermanit,kur në qershor të vitit 1944,përpara hotel „Dajtit“ në Tiranë,janë nisur forcat nacionalsite me këngë në gojë për të luftuar kundër forcave pushtuese çetnike serbo-malazeze në kufijtë tanë etnike ? të mos harrojmë se ndër këta dyqind trima,ishin edhe vëllezërit e idealit të Alush Lleshanakut.

  Tetori i vitit 1944,do të hynte në Shqipëri,përmes tymit të luftërave dhe valëve të një terrori të kuq,të pashembullt.“Dënimi“ kapital i nacionalistit Alush lleshanakut,tanimë ishte firmosur në zyrat e Beogradit dhe Tiranës bollshevike,ndaj për te ishte e sigurtë barikada që e priste.Mbasi u takua me njerëzit e shtëpisë,me optimizmin që e karakterizonte,ai u tha prerë se do të vazhdonte luftën.“Unë nuk besoj,i tha të jatit,se ka ndonjë dallim të madh midis fashizmit dhe komunizmit.Por,ndërsa me të parët unë bashkëpunova për hir të interesave të popullit tim,këta të dytët më kanë shpallur kriminel e duan gjakun tim“.

  Në dhjetorin e vitit 1944,çeta e Alush Lleshanakut e përbërë prej 10-12 djemve trima të Elbasanit,kërkon të ndërthurë veprimte luftarake me forcat e Muharrem Bajraktarit.Por ende pa vendosur këto lidhje,ata bien në pritë të nacionalçlirimtarëve shqiptarë të cilët ishin nisur të luftonin në Jugosllavi,në ndihmë të „vëlezërve“ të tyre serbo-sllav.Lufta u zhvillua në muzg,në brigjet e Drinit të Bardhë,përleshja ishte  e rreptë por krejt e pabarabartë,ndonëse Alushi,luftonte në drejtimin kryesorë,ai nuk mund të përballej me 1 togë nacionalçlirimtarësh që kalonin për të ndihmuar vëllezërit internacionalistë duke shkelur mbi gjakun e vëllezërve të tyre shqiptarë.Patën rënë në luftime 7 shokë të Alushit,tri të tjerë mundën të largohen nga nata dhe Alushi mbajti me heroizëm largimin e tyre.Madje edhe një plagë në shpatull.Kur  e pa se ishte e pamundur të rrezikonte më,mori vendimin e fundit të kalonte Drinin e Bardhë.Të kalosh këtë lum në muajin dhjetor është më shumë se aventurë por burri i Elbasanit kish ende besim në fizikun e tij.Dhe falë këtij fiziku,falë trimërisë,ai mundi të kalojë Drinin e Bardhë,pikërisht në 30 dhjetorin e vitit 1944, nacionalçlirimtarët,të bindur se trupin e tij e patën përpirë dallgët e lumit,pas dy-tri ditësh me anë të një komunikate ushtarake,njoftuan se kish vdekur „armiku“ Alush Lleshanaku.Atë natë,Alushi bujti tek shtëpia e një gjakovari i cili i afron përkujdesje të veçantë.Një muaj në ate shtëpi,i rrethuar nga dashuria karakteristike e shqiptarit për mikun,trimi i Elbasanit,mund të kalojë plagën e marrë në shpatull.Por të vështirë e ka plagën që ka marrë në shpirt.Si fituan komunistët ? Si do të jetë fati i Shqipërisë tanimë ?.e mundojnë këto pyetje.Pasi lidhet me miqtë e mbetur gjallë prej asaj nate dhjetori,Alush Lleshanaku provon të ndërmarrë dy-tri aksione të vogla.Por sheh se është e pamundur të luftohet kundër të ashtuquajturave Divizione të Mbrojtjes së Popullit,ngase këto formacione ishin Divizione të Vrasjes së Popullit,në emër të internacionalizmit proletar.

 Në janarin e vitit 1946,shkon fshehurazi në fshatin e lindjes,në Bradashesh,Aty strehohet ndër miq të ngushtë e për ca kohë mund të hyjë edhe në shtëpinë e vet,në qytetin e Elbasanit.Por e sheh rrezikun shumë afër dhe sërisht,fshehurazi largohet nga Elbasani.Ushtarak i lindur,ndonëse vetëm,Alush Lleshanaku në vitin 1946 kalon në Greqi ku e çojnë në kampet e refugjatëve shqiptarë.Më pas ai dërgohet në kampin Santa Fara të Italisë ku bashkëpunon ngushtë me instruktorë amerikanë për përgaditjen e djemve nacionalistë që do të mund të luftonin të nesërmen në Shqipëri.Alushi merr pjesë në grupin e parë të parashutistëve nacionalistë që hidhen në Shqipëri në vitin 1947,së bashku me Ndue Mylyshin dhe Ndue Gjon Markën.Por veprimtaria e tyre ishte e pamundur ngase grupi „pritej“ prej Divizioneve të Ndjekjes të komanduar prej emisarëve sovjetikë,të cilët ishin të lidhur me punën agjenturore të Kim Filbit.Në pamundësi për të vepruar Alushi  largohet përsëri nga Shqipëria,ndonëse në ndjekje të tij janë qindra ushtarë dhe oficerë.Ai vazhdon stërvitjen në Itali për të desantuar sërisht në pranverën e vitit 1950,në krye të një grupi nacionalistësh.Me vetmohime dhe sakrifica,mund të ngrerë disa grupe të rezistencës antikomuniste në zonën e Gramshit dhe Elbasanit por shpejt diktohet dhe ndiqet këmba këmbës.

Në vendin e quajtur Papër,buzë brigjeve të lumit Shkumbin,çeta prej 4 trimash,rrethohet prej 700-800 forcash të ndjekjes.Nuk munguan edhe në këtë rast përforcimet me helikopterë,nata e 26 dhjetorit 1950,do të mbetet në kujtesë të krejtë fshatarëve të Paprit,të cilët e dinin se luftonte biri i tyre Alush Lleshanaku .Por ata s’mund t’i vinin në ndihmë pasi diktatura komuniste do t’i varroste edhe ata të gjallë.

  Në mëngjezin e 27 dhjetorit,kur të tri shokët i ishin vrarë,në urën e lumit Shkumbin,dhjetra plumba do ta gjenin zemrën fisnike të nacionalistit trim Alush Lleshanaku,antikomunistit të vendosur deri në flijimin e mbramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat