Galeri Oda, një strehë mikpritëse për artistët

Kultura

Galeri Oda, një strehë mikpritëse për artistët

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:51
Galeri Oda, një strehë mikpritëse për artistët

Në qytetin e Shkodrës, që ndryshe quhet edhe djepi i fotografisë shqiptare, sapo është hapur galeria e artit ODA.

Arti i fotografisë në Shqipëri pati fillimet në vitin 1858, kur mjeshtri Marubi hapi studion e parë fotografike, në  shtëpinë e tij në Shkodër.

Mbase ky ngjan të jetë pikërisht misioni i të gjithë atyre që e duan fotografinë dhe mbase kjo e nxiti Rozafën ta inaugurojë galerinë, që hapi në shtëpinë e saj, me një ekspozitë ndërkombëtare fotografie, me pjesëmarrjen e 19 artistëve fotografë nga disa vende të botës.

Image

Rozafa Shpuza, e cila njihet si poete dhe fotografe me një karrierë dinjitoze artistike, shprehet se qëllimi i saj është të mirëpresë sa më shumë fotografë, në mënyrë që t’i japë vendin e merituar artit të bukur të fotografisë në qytetin e Marubit dhe ta çojë përpara këtë traditë të mrekullueshme të Shkodrës.

Galeri ODA është ngritur në një nga shtëpitë e vjetra shkodrane dhe kjo e bën edhe më tërheqëse dhe emocionuese prezantimin e fotografive në ekspozitat e ndryshme që do të hapen nga artistët fotografë.

Të gjithë artistët kudo në botë janë të mikëpritur në galerinë ODA në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat