Unë në jug, ti në veri

Kultura

Unë në jug, ti në veri

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:16
Isa Boletini

Në të gjitha anët e atdheut tonë

dita krejt nuk ka zbardhur ,

jo, jo, nuk ka zbardhur !?

Fyellashti dridhet nëpër kohë,

në degët e lisit të moçem pranë kullës

e një zë më thërret prej jugut

Boletin ku je?

Ku je !?

Malli për ty më ka marrë

ta shoh mbi vetull

qeleshen e bardhë

e koburen n’ brez

moti o Isë,

o vëlla të pres,

Unë roje në jug,

ti në veri,

në mëmëdheun tonë -

Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat