Artisti malësor Simon Gjonaj nga Amerika thur vargje për Ibrahim Rugovën

Kultura

Artisti malësor Simon Gjonaj nga Amerika thur vargje për Ibrahim Rugovën

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:53
Ibrahim Rugova

Kemi thënë se personazhi i njohur nga Malësia por që jeton në Amerikë Simon Gjonaj ka shumë pasione dhe artist me shumë arte siç është muzika ai edhe shkruan bukur e tekste mjaft interesante.

Në profilin e tij në Facebook ai sapo ka publikuar një poezi mjaft të ndjerë kushtuar 14 viemteve të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Ia vlen ti lexoni këto vargje që shumë mirë mund të jenë vargje për një këngë himn.

Image
Simon Gjonaj

IBRAHIM RUGOVA

Plotë Katermdhjet vite

Pa ty Rugovë kemi mbet

Si jetim pa Nënë dhe babë

Në mes të rrugëve na kan lanë

Afer dy dekadësh vite rresht

Mundua je për popullin e vet

Për lirin e Dardanisë D'bit dhe d'bijat e Shqipëris

Truri yt më i fort se plumb

i Shumë armikun e ke godit

Aq që fort sa i ikte truri

Vet me veti është çudit

Hape dyert e Lirisë

Mposhte partit e tralletis

Ndalove luftë edhe dhunë

Jo me armë por me punë

Degjoj mirë lisat në male

Po bertasin dhe po leshojn zë

Ku je birë që na ke lan

Dora e keqe po na n'da

Sa shum loti është tu derll

Sikur gjaku që ka rrijell

Nëpër gurë edhe male

Pa ty Kosova është me halle

Faleminderit biri i tokës

Vetë ty Zoti të ka marr

Që mos qendrosh në këtë lle

Ku të gjith janë Trallëtar.

Image
Poezia e Simon Gjonajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat