Të thyhen...

Kultura

Të thyhen...

Nga: Zymer Mehani Më: 25 janar 2020 Në ora: 09:02
Zymer Mehani

Të thyhen të gjitha urrejtjet dëshiroj
E të skaliten dashuritë n'çdo zemër njësoj


Të thyhen të gjitha mosmarrëveshjet kam dëshirë
E të ndërtohen miqësitë më të lumtura është më mirë


Të thyhen të gjitha armiqësitë dëshiroj vërtet
E kudo në botë gjithmonë paqe të ketë


Të gjitha ligësitë të thyhen gjithkund
Zënka dhe as grindje të mos ketë askund


Të thyhen të gjitha veset copë-copë
Veç virtyte njerëzit të kenë në këtë botë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat