Uratë shpirti

Kultura

Uratë shpirti

Nga: Jan Kosova Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:36
Jan Kosova

Gjenet e bukurisë së rrallë trashëgim nga nëna
Dhe inteligjenca jote dhunti që ta fali përendia
Vogëlushja dardane edhe më e bukur se hëna
Ti krenaria ime, shpëtimtare e ëndrrave të mia

Merre nga shpirti im bekimin, merre këtë uratë
Le të të përcjellë ty një jetë, ngado që ti shkove
Se mua ma ke falur sot më të bukurën dhuratë
Dhe nga sot jetoj me gëzimin që ti ma dhurove

Dedikuar vajzës për përfundimin e studimeve në Univerzitetin e qytetit Basel, Zvicër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat