Andrra për autostradë e hekurudhë bregdrinase

Kultura

Andrra për autostradë e hekurudhë bregdrinase

Nga: Ramiz Lushaj Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:03
Halil Ahmeti

O Halil Ahmeti:

Andrra mbeti vrri…, u ba bjeshkë…!
Edhe Ponashec…edhe Gjerovicë e Jezercë.

Andrres së mëngjezeve bregdrinase
për hekurudhë e autostradë alpine
Deti i jep jetë me valët plot kaltërime,
Malet e mbajnë në kambë, në ecje, në zgjime!

Andrra për Hekurudhë e Autostradë Bregdrinase,
Për të thirrunin “Korridorin Adriatik-Alpe”
Udhëton, jehon…
me andrra e vizione, hapa, trase…
Nga Lekë Dukagjinët te Balshajt…,
Nga Buzuku tek Pjetër Bogdani…
Nga Kuvendi i Lezhës të Skenderbeut
Te Kuvendi i Prizrenit dhe i Pejës së Haxhi Zekës…,
Nga vendlindja e Rugovës, Berishës e Ramush Haradinit
Drejt integrimeve, zhvillimit…përparimit,
Drejt Perëndimit

E di o Halil Ahmeti i Andrres së Madhe Bregdrinase
Duart e tua të librit e pushkës do t’i baje shina
Trupin tand të shqiptarit,
malësorit, mësuesit, luftëtarit, piktorit, qytetarit,
do ta baje trase…
Për hekurudhën Alpine…
Për Ty, Atdhe!

Ndaj Andrra Bregdrinase ecën e ecën
Si Lumabardhat e Kosovës,
Si Valbona, Si Drini…
Andrra e Madhe Bregdrinase
jeton nga Toka te Qielli.
Natën me dritë hane.
Ditën me rreze dielli…!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat