Nuk të thërras: "Zemër"

Kultura

Nuk të thërras: "Zemër"

Nga: Jan Kosova Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:58
Jan Kosova

Rrallë të them 'Zemër', shpesh më thua 'Zemër'
E unë, zemrën ty ta kam dhuruar për një jetë
Më thirr si të duash, më thirr edhe në emër
Dhe çka do të më thuash nga zemra le të jetë

Poezinë më të bukur për ty do e kisha shkruar
E rrallë të them 'Zemër',shpesh 'Zemër' më thua
T'a them sot nga zemra që ty ta kam dhuruar
Nuk të thërras: "Zemër", por pafundësisht të dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat