Nuk kam kohë

Kultura

Nuk kam kohë

Nga: Fatmir Lohja Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:50
Fatmir Lohja

Ka tre ditë që zoti Ali më kërkon në telefon. Nuk ia hap telefonin. Mbi pesë vite as nuk jemi parë, e as nuk  jemi dëgjuar me njëri- tjetrit. Kur i kam telefonuar ,  pa e hapur telefonin, më ka kthyer   përgjigjen standarte  me SMS:”Nuk kam kohë”. Kemi qënë shokë fëmijëri. Distancimi i tij   erdhi , kur  partia e emëroi   si  përgjegjës në një zyrë shtetërore.

Një  të djelë, te klubi i lagjes, me Ilirin ,po pinim kafetë e mëngjezit. Më pas do të vazhdonim shetitjen e zakonshme  rreth kodrave të qytetit. Sa pamë zotin Ali,  u ngritëm në këmbë.  

- Po ti pse nuk ma hap telefonin?- më turret zoti Ali, pa asnjë pikë njërzillëku.

Me neveri, i hodha një shikim nga kapelja  deri të kepucët. Mbajta këtë qendrim, për t’i dhënë mesazhin, nëse i ka  mbetur pak njerzillëk. Sa kujtime kemi?  Dy gurë bashkë nuk i kemi lënë. Më vinte keq qe e shihja të tjetërsuar.

- Pse bën sikur nuk më njeh? Kemi një jetë që njihemi bashkë,- vazhdonte zoti Ali të më kërkonte llogari.

  • Kush je ti, qe na hyn në mes?- e pyet Iliri me ton.
  • Me fal ti! Ne jemi shokë fëmijërie,- ia kthen zoti Ali.
  • Po unë çfarë borxhi të kam, që na e ndërpret bisedën?- i kërkon  llogari Iliri.
  • Fajet i ka ky, që më ka nxehur! Ka tri ditë që nuk ma hap telefonin.

- Telefoni im, ka një komandë.Kur një pritës  nuk ma hap pas tre thirrjeve, ose nuk më telefonon brënda vitit,  në mënyrë automatike e çrregjistron numrin, si të  padeshirushëm,- fillova të gënjej, duke u mbështetur  në teknologjinë bashkëkohore.

U futa në këtë rrugë , për të mos u nxehur.Ilirin e qetësova me luajtje syri.Alija vazhdonte të sillej si shef zyre me vartësit.

- Ma nxirr ta shoh se çfarë telefoni ke ti?Dua ta blej ,se edhe  mua më shurdhojnë  me telefona disa edepsyzë,- me drejtohet zoti Ali,me të njëjten mungesë edukate.

  • E kam harruar në shtëpi,- i përgjigjëm, por duke parë Ilirin, që e dinte se e kam  telefonin me vete.
  • Kafetë i paguaj unë!- urdhëroi  papritmas zoti Ali.
  • Kemi mbaruar punë me kamarierin. Jemi  ngritur  për të shkuar në punën tonë, - dhe Iliri doli nga lokali.
  • Ti mund të shkosh nga të duash,por  shokun tim të fëmijërisë,do ta ndal, se kam  punë me të,- u përgjigj zoti Ali.
  • Nuk kam kohë,- dhe dola pas Ilirit.

- Si nuk ke kohë? Sot është ditë e djelë,- ma kujton zoti Ali.

Me  Ilirin vazhduam ecjen me pak ritëm.  Nuk shkoi  shumë, kur zoti Ali na u ngjit përsëri. Mesa dukej gjatë kësaj kohe, ka marrë informacion në lokal, për Ilirin

- Po edhe ti qënkë ekonomist si shoku im i fëmijërisë?

  • Ne kemi mbaruar fakultetin sëbashku.E gjejmë kohën me kënaqësi, për të këmbyer eksperiencën e punës, edhe të jetës,-  ia kthen Iliri me indiferentizëm.
  •  Pra ne të tre jemi një. Unë shoku i fëmijërisë, ti shoku i fakultetit, - filloi të zgërdhihej për herë të parë zoti Ali.
  • Miku i mikut tim, nuk ka pse të jetë edhe miku im,- nisi ta tjerrë Iliri
  • Si e keni emrin ju zoti ekonomist?-e pyeti zoti  Ali.
  • Pse të duhet emri im?- i kthehet  Iliri me indiferentizëm.
  • Je shoku i shokut tim.
  • Unë quhem Ilir Shkoza.
  • Unë ty po të kërkoj. Nuk me njeh mua? Jam babai  i Ermal Hysenit.
  • I ati i bisnemenit të ri, që inspektorët  i kanë vënë njëqindmijë lekë gjobë?
  • Jo njëqind, por një miljon lekë gjobë,- u mundua ta saktësonte zoti Ali.
  • Ne ekonomistët nuk flasim me lekë të vjetra. Po të jetë  e shkruar  njëmiljon lekë gjoba, vetëm vendimi gjykatës mund të shpëtojë ,për të mos e paguar.Pra nuk ka më vend për ndërhyje te unë!- e sqaroi Iliri.
  • E kam me vete,- dhe zoti Ali nxorri gjobën nga xhepi i xhaketës.
  • E sheh! Njëqindmijë është,- e përcaktoi Iliri.
  • Nuk u ndahem sot !
  • Nuk kemi kohë të lirë!- i përgjigjemi një zëri.
  • Ku do të shkoni tani?-na pyeti me kërshëri zoti Ali.
  • Do të ecim në këmbë rreth kodrave të qytetit. Drekën do ta hamë te lokali mbi kodër,-  i raportoi Iliri.
  • Ju çoj unë me makinë?- afroi ndihmën zoti Ali.
  • Makina kemi vetë. Ne ecim në këmbë, për të ruajtur shendetin,- ia preu shkurt Iliri.
  • Do të vi me ju.

- Ne shokë e miq duam për shetitje,- ia miratoi Iliri.

Përkrah nesh , zoti Ali na shoqëroi në shetitje, ndonëse nuk kishte kohë të lirë. Nga shendoshja në trup, me veshtirësi merrte frymë. Rreth një orë në ecje të lirë, nuk e nxorri një fjalë nga goja. Fliste me vete gjatë gjithë kohës. Nga  nervozizmi e lodhja fizike, i rreshqiti nga goja  emri i djalit . Kush e di se si e shante me rradaken e vet.

Rreth orës dymbëdhjetë  zumë vend në lokal. Zoti Ali mori leje, për të shkuar në banjo.E justifikoi ikjen, se do të fshinte  djersët e shumta, që i mberthenin shtatitn. Me Ilirin ndezëm nga një cigare. Me veshtirë po e mbanin gazin. Zoti Ali po vonohej. E justifikuam se nuk është mësuar të ecë në këmbë si ne. Erdhi tërë energji.

- Nuk po marr vesh asgjë. Kërkova  të bëj porosinë. Kamareri më tha  se është bërë, dhe është  paguar për katër veta. Ju qenkeni të zënë. Pse me sollët deri këtu?

  • Nuk na shqetëson prezenca jote. I njeh mirë ata që do të plotësojnë katërshen,- ia kthen Iliri.
  • Nuk kam kohë.

- Gjoba nuk është e vogël,-ia  kujtova  zotit Ali.

Zuri vend duke parë orën e dorës. Me surrat e shprehu haptas,se nuk kishte se çfarë të bënte. Pasi kamarieri e mbushi tavolinën, na nderoi me pjesmarrjen  Ermali,djali i zotit Ali. I ati fërkoi sytë nga habia,kur pa të birin.

- Po i  katërti kush është ?- i drejtohet djalit  me ton

  • Ju baba.
  • Ti e di  mirë se nuk kam kohë.
  • Duhet ta gjeshë kohën të rrish  me miqtë. Shokët tuaj lanë çdo punë, për të mos e humbur miqësinë me ty.

- Nuk po të kuptoj se ku do të dalësh more birë?

I biri nisi t’i tregojë  se si u  kurdis loja , për të mos e humbur shokun e fëmijërisë. Zoti Ali befasohej edhe nga  çfarë dëgjonte nga goja e të birit, edhe   me  qeshjen tonë te sinqertë,  që  mbronte  vertetësinë e tregimit të djalit.I biri e vuri me shpatulla pas murit, kur i kujtoi  fjalet që I ka thënë, për miqësinë me mua.

- Sa vite ke qe nuk e ke takuar mikun tënd të shtrejtë?- iu drejtua në fund i biri.

  • Prit! Ta marrim shtruar!- i kthehet Alija të birit.- Unë i gjeta duke ikur nga lokali. Po të shkoja një minut me vonëse, ne nuk do te takoheshim.Si ma shpjegon këtë fakt?
  • Sa të pamë nga larg ,u ngritëm në këmbë . Vetëm kur të na njoftonte djali se ti nuk vjen, ne do te shkonim në qejfin tonë,- e sqarova me zë të ulët.- Ti re lehtesisht në grep.Ne të nxorrëm në maje të kodrës.
  •  Po gjobën a do ia hiqni djalit?- iu drejtua Alija Ilirit.
  • Siç e sheh, tani jemi krejtësisht  pa kohë- e sqaroi Iliri.- Këtu jemi  mbledhur për qejfë.
  • Po tavolinën  kush e paguajti !-e pyet të birin Alija.
  • E pjestuam për katër, dhe secili pagoi hisen e tija,- i tregon I biri.
  • Po shpenzimet e mia kush i pagoi?

- Shoku yt i fëmijerisë, që kërkon më këmbëngulje të mos t’i humbasësh.

I tronditur psiqikisht zoti Ali pa nga unë. Me pas hoqi xhaketën dhe kapelen. I vendosi në mbeshtetësen  e karrikes. Me dy duart i dha flokëve të shkurtër prapa. Ma tërhoqi kokën për t’u qafuar.

- Mira ma bërë, o miku i mirë. Më tërhoqe si krapin, për të me dhënë mend. Kam kohë sa të duash, për të ndenjur me miqtë. E kam shpërdoruar  kohën me servilët e punës. Unë fol e mospusho, ato dëgjo. Unë ha e pi,ata  paguaj. Më dukej vetja se çoç jam. Do të ma japësh fjalën,  që sot do ta zgjasim ndënjen si në ri?

  • Jam gati si gjithnji! Merru leje dy tjerëve!- i përgjigjem me kënaqësinë, që  e riktheva mikun, në terezi.
  • Ju zoti Ilir! A keni kohë të qendroni për qejfë , me një njëri  që shtiret si i pakohë gjithnji?

-  Unë dhe Ermali, i kemi lënë në një anë  të tëra punët sot ,në respekt të miqësisë suaj të vjetër.

U errësua kur u ngritëm nga tavolina.Alija  u kthjellua në vend, kur e grisi gjobën me duart e tija. Tavolinën e porositur, me tëra të mirat, e pagoi Ermali. Nuk pranonte në asnjë menyrë të hynte në lojë, nëse nuk do të paguante vetëm  ai.Bishtat   prapa i pagoi zoti Ali. Shprehte kënaqësi, që gjeti kohë, të rrinte sidukur   me shoku e fëmijërisë.

Në këtë tranzicion të egër kemi nevojë, për mbështetjen e miqve të vjetër. Miq të rinjë,të sinqertë, po e kam të veshtirë të gjej. Ndoshta edhe  mosha më ka rritur tekat për miqësinë. Sa të jemi mbi dhe,do ta respektoj në maksimum sinqeritetin  me njerëzit. Alija nuk ka qënë asnjëherë dorështrenguar,apo hileqar në shoqëri. Detyra e re po e thumbon në tjetërsim. Më mungonte Alija i dikurshëm.  Në bashkëpunim me të birin, edhe Ilirin, kërkova të ma kthejnë përsëri. Pse ata e kuptuan dhimbjen time, më mbeshtetën në lojën e ngritur.U jam mirënjohes ,që ma rikthyen mikun e vjetër.

Fatmir Lohja

Tiranë,më 29.01.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat