Një roman me vlera artistike dhe historike

Kultura

Një roman me vlera artistike dhe historike

Nga: Dibran Demaku Më: 31 janar 2020 Në ora: 08:47
Dibran Demaku

Të lindur dhe të rritur pas luftës së dytë botërore, ishim mësuar që pjesëtarët e kombit tonë të rënë në luftë t‘i nderonim deri në adhurim.Kur në libra të ndryshëm shkollor lexonim për jetën dhe rënien e tyre,në mendjet tona ata i krahasonim me qeniet mbinatyrore siç ishin zanat e drangojtë e përrallave të gjyshërve apo të gjysheve tona!

Ata,pra,heronjtë ishin thadruar në memoriet tona si të tillë dhe të papërseritshëm!
U desh të ndodhte lufta e UÇK-së dhe ne të ndërronim mendje dhe të kuptonim se heronjtë ishin njerëz të thjeshtë të popullit,ishin kudo rreth nesh e me ne e në ne!

Dëshmorët dhe heronjtë e luftës së fundit çlirimtare,që ishin me ne e në ne,për gjenertat e lindura pas luftës do të shndërrohen në legjendar ashtu siç është shndërruar më i madhi i kësaj lufte-Adem Jashari,i dashur dhe i adhuruar nga një komb i tërë!...
Vëçse për luftën e fundit,për heronjtë dhe dëshmorët e luftës së fundit,është shkruar shumë pak,tmerrësisht pak,sidomos në rrafshin artistik të shkrimit!Kanë kaluar më shumë se njëzetë vite nga mbarimi i luftës në fjalë dhe librat artistik(romanet apo novelat)mund të numërohen në gishtrinjtë e dorës?!

Para ca vitesh,në një takim letraro-artistik,në një qytet gjerman,me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare,në një pyetje nga pjesëmarrësit e atij takimi,nëse ai do të shkruante ndonjë vepër artistike,për luftën e Kosovës,në mënyrë të prerë do të përgjigjej:-JO!...
Dhe menjëherë pas përgjigjes refuzuese kishte shtuar:-Ku janë krijuesit shqiptar të Kosovës?! Përse nuk shkruajnë ata për tmerret e asaj lufte?!...Dhe nëse për ato tmerre nuk shkruhet sot,nesër do të jetë vonë!...Do të jetë vonë,sepse me kalimin e kohës gjithçka e mbulon harresa!...

(Një roman apo një novelë e shkruar nga Kadareja i madh do të bënte bujë në botën letrare ndërkombëtare,edhe për shkak të emrit të tij,por?!...Ndoshta duhet mirëkuptuar edhe Kadarenë për shkak të moshës!...Fundi i fundit Kadare i madh ka shkruar e ka vepruar për të mirën e Kosovës,atëherë kur të tjerët kishin frikë ta përmendnin emrin e saj....Le të na kujtohen për një çast „Krushqit janë të ngrirë“ dhe „Tri këngë zie për Kosovën“...)

Romani“Dita tjetër e jetës“ shkruar nga Adem Gashi(romansier e poet i njohur) në narrativën e vetë e ka pikërisht luftën çlirimtare të Kosovës.Në këtë roman shkrimtari ka arritur të inkorporojë me shumë sukses të gjitha(të themi kushtimisht të mirat dhe të ligat që sjell lufta)!Është një roman shumë i veçantë,sepse shumë nga personazhet e tij janë njerëz konkret(me emër e mbiemër),por që në tërësinë romansore,ato,pra personazhet fitojnë vlerë universale.Themi kështu për arsyen e thjeshtë,sepse lexuesi nund t‘i ndryshojë emrat,t‘i zëvendësojë me emra të tjerë dhe nuk ndryshon as narrariva e romanit e as vlerat e tij universale.
Personazhi kryesor i romanit është një i ri me emrin Jetullah Gashi,i mërguar në Gjermani!Një i ri i thjeshtë si pothuajse shumica e moshatarëve të tij,që për shkaqe që dihen ka mërguar në këtë vend të europës perendimore!Një i ri që kur e thërret zëri i atdheut,lë Gjermaninë dhe kthehet të luftojë për lirinë e vendit të vetë!Dhe fati i tij e cakton që të jetë luftëtar pikërisht në frontin më të vështirë të luftës,në frontin e Koshares!
Jeta arrinë atje dhe me ndershmërinë dhe trimërinë e tij arrinë që t‘i fitojë zemrat e bashkëluftëtarëve,sa të emërohet komandant i njësitit të vetë!Sipas përshkrimit të shkrimtarit ai,pra Jeta,në sytë e bashkëluftëtarëve të shndërrihet(të themi kushtimisht) në një komandant të adhuruar!
Jeta dhe bashkëluftëtarët e tij,arrijnë që ta fitojnë luftën!Dhe Jeta,pas mbarmit të luftës dhe fitores së lirisë,i kthehet familjes dhe punës në Gjermani,pa pritur që të marr mirënjohje e dekorata,siç bënë ca të tjerë!Ky veprim i Jetës,atij ia shton edhe më shumë madhështinë!...
Por,ja që nuk qenka e thënë që heronjtë (ata të vërtetët) t‘a gëzojnë lirinë e atdheut të tyre.Jeta,bie në një aksident në punën e tij në Gjermani!Prandaj edhe titulli i romanit:Dita tjetër e jetës!Gjetje antologjike e shkrimtarit!
Ky roman,përveq të tjerash na tregon(dhe mëson)se heronjtë janë gjithmonë afër nesh,rreth nesh e në ne!Ata janë vetëm një hap(të themi kushtimisht)para nesh në veprimet e tyre!Prandaj janë heronj!
U tha edhe më herët se shumica e personazheve të këtij romani janë të vërtetë.Autori ka pasur mundësi që në vend të personazheve të vërtetë,të emrave të tyre të merrte emra fiktiv.Por,pastaj romani nuk do të kishte as vlerë historike e as artistike,që ka me emrat dhe bëmat e personazheve të vërtetë.
Jetën(kryepersonazhin) e romanit,ata që e kanë njohur në jetë,tash kur ai jeton vetëm në kujtimet e tyre,do ta duan e adhuriojnë për jetë të jetëve!
Romani,siç u tha edhe diku nga fillimi përveq vlerave artistike ka edhe vlera historike:rrëfen për një kohë të jashtëzakonshme dhe për njerëz të jashtëzakonshëm.Rrëfen për heronj;për ata që na e sollën lirinë!Dhe ndjenjë më sublime se kjo nuk mund të ketë në jetën e njeriut!...
Jeta ka treguar se në kohë lufte shpërfaqen në mënyrë brutale karakteret njerëzore;qofshin ato në kuptimin e mirë të fjalës e sidomos ato në kuptimin e keq të fjalës.Dhe këto karaktere njerëzore do t‘i gjeni të skalitura në mënyrë mjeshtërore nga pena e Gashit.Lexuesve si dhe krijuesëve u mbetët që ta lexojnë librin e Gashit dhe do të binden për çfarë u tha në këtë shkrim!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat