Nga ëndrra në ëndërr

Kultura

Nga ëndrra në ëndërr

Nga: Jan Kosova Më: 31 janar 2020 Në ora: 22:56
Jan Kosova

Nga skaji në skaj, botës duke bredhur
Nga bregu në breg një jetë në lundrim
Nga ëndrra në ëndërr jeta më ka hedhur
E ëndrra e jetës sime mbetet bregu im

Botës duke bredhur nga skaji në skaj
Me mallin që shtohet nga dita në ditë
Një ditë do zgjohem në bjeshkët e saj
Të them prap: "Të dua", atje në Mirditë

Botën e shetitëm nga shtegu në shteg
Ëndrra më kthen mua në fillim përseri
Pas një jete lundrim, nga bregu në breg
Të them prap: "Të dua", atje në Dardani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat