Loja taktike...

Kultura

Loja taktike...

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Mirë me Kurtën e me Murtën,

S'e bënë mall kush Kushtetutën,

Iku koha si për lesh

Sipas ligjit qesh e ngjesh!

 

S'ka më lojëra pa kufi,

As hajgare me Qeveri,

Dikush duhet të lëshoj pe

-Nuk na bënë gjeli ve!

 

Meqë pulës mbi të gjitha

I ka ardh'  veja te bytha,

Duhet ecur si me vrap

Qeveri o zgjedhje prapë!

 

Se për ndryshe e pat puna

Nuk na lajnë me 7 sapuna,

Qe sa kohë nuk merren vesh

Një "tullac" e një "hundëlesh!"

 

 

 

Në këtë valle politike

Me afatet maratonike,

Me këtë "Listën..."  o sa keq

- Hajde dreq e na ndreq!

 

"Erdhi dita" s'ka më pritje

Mos "Beso" në kusuritje,

Kjo taktikë nuk zgjat gjithmonë,

Rroftë një tjetër opsion!

 

Mirë me Kurtën e me Murtën

Kollaj dashit nuk i këputen,

- Ju nuk dini me të renë

Pi servili gjithë kopenë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat