U shënua 23 vjetori i martirizimit të Zahir Pajazitit

Kultura

U shënua 23 vjetori i martirizimit të Zahir Pajazitit

Nga: Sadri Rexhepi Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Permendorja e Zahir Pajazitit

Në organizim të Klubit Letrar,,Zahit Pajazitit” ng Podujeva me kryetar Rudi Berisha, në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë u mbajt akademi përkujtimore në 23 vjetorin e martirizimit të Zahir Pajazitit, veprimtar i çështjes kombëtare dhe njëri ndër komandantët e parë të gueriles shqiptare dhe UCK-së në Kosovë.

Zahir Pajaziti ishte i lindur në vitin 1962 në Orllan të Llapit. Ai ishte një veprimtar i paepur i kauzës kombëtare dhe protagonist konspirativ i grupeve guerile ilegale në Kosovë në periudhën nga mesi i viteve 80-ta e deri në frymën e fundit.

Ai është vrar në një prit nga bandat vrastare paramilitare serbo-sllave më 31 dhjetor 1997, ndërsa Klubi Letrar ,,Zahir Pajaziti’’ me një tubim përkujtimor nderoi jetën dhe veprën heroike të Zahir Pajazitit.

Në akademi para të pranishmeve me kumtesat e tyre u paraqiten Prof.Dr.Hakif Bajrami, Prof.Dr.Sadri Rexhepi dhe Mr.Sali Salihu të cilët me fakte të reja arriten ti njoftojn të pranishmit me shumë dëshmi të panjohura gjer tani.

Prof.Dr.Hakif Bajrami u paraqit me studimin Filozofia Politike- strategjike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhes të cilët ishin të një aksiome se pa gjak nuk ka liri dhe çlirim vazhdimisht duke u bazuar në konceptet e Akademisë Ushtarake ,,SKËNDERBEJ”.

Strtegjia e luftës së planifikuar në tri faza, ai pasi flet për kategorit e ndyshme të luftrave që sipas tij i kishin mësuar në Akademinë ”SKËNDERBEJ” në Tiranë. Faza e parë kishte të bënte me politikë të veprimit, strategji të fitores dhe diplomaci të bindjes. Prof.Bajrami tregoj se si i kishin parashiku aksionet kundër uniformes dhe efektivave të tmerrit por kurrë jo kundër civilëve dhe njerzëve të pafajshëm. Në fazën e dytë kishin planifiku formimin e ushtrisë por ende jo luftë frontale.Nderkaq në fazën e tretë do të ketë frontale kundër çdo institucioni që udhëhiqej nga serbo-sllavet.

Duke folur para të pranishëmve në këtë akademi përkujtimore Prof.Dr.Sadri Rexhepi ndër tjera tha ” Zahir Pajaziti njihet si veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare, sinonim i guximit, dhe atdhedashurisë, i burgosur dhe i përndjekur nga pushteti që nga mosha rinore e deri në frymen e fundit. Aktiviteti i tij politik ka filluar që në moshë të re, por ai për herë të parë burgoset në vitin 1980 kur kthehet na Shqipëria, dhe pas 15 ditë turturohet në mënyrë shtazarake nga inspektorët shqipfoles nga udbashi Lorenc Selmani.

Rexhepi tregon format masakruese që regjimi pushtues serbosllav i kishte kryer kundër popullit shqiptar autokton, të pafajshëm dhe të pambrojtur si në Llap poashtu edhe në gjithë Kosovën nga koha e Demë Ahmetit e deri me paraqitjen e Zahir Pajazitit më shokë. Ai permend pushtimet dhe ripushtimet e Kosovës me pesë traktate evro-ruse më 1878,1913,1919, 1945, dhe 1989, të përcjellura me masakra të shumta në forma gjenocidale. Sa për ilustrim ai përmend faktin se vetem nga viti 1912 e deri në vitin 1976 nga Kosova janë zhdukur nji million shqiptarë. Pastaj ndryshimi i rrethanave nepër të cilat po kalonte populli shqitar në vitet e 90-ta, në Kosovë veçmas fliste per qëndres heroike të sistemit arsimor përball dhunës kanibaliste serbe. Të gjitha faktet e sipër cekura kanë ndikuar në frymzimin kombëtar të Zahirit dhe shokëve të tij që vazhduan rrugën e tij deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës në qershor të vitit 1999. Rexhepi paraqiti edhe një Raport Operativ ushtarak të cilin Zahirit ia kishte punuar eprori ushtarak Hashim Rexha në vitetet e 90-ta.

E sot kur Kosova frymon lirshëm pas afër dymbëdhjetë vitesh pavarësie nga robëria shekullore serbosllave, po shkojmë drejtë plotësimit të idealeve, synimeve dhe qëllimeve të përhershme të Zahir Pajazitit me përmasa biblike të Shqipërisë Etnike. Të gjitha këto na detyrojnë të çmojmë, ta nderojmë e ta përkujtojmë me pietet të lartë luftën heroike të këtijë luftetari të denjë të çështjes e të çlirimit kombëtar, tha Prof.Dr.Sadri Rexhepi.

Ndërkaq, Mr.Salih Salihu në një punim të gjatë rreth 40 faqe i paraqiti kontaktet e tij ë para qe nga vitetet e 70-ta si me Zahirin poshtu edhe me Hakifin e që ato kontakte me kalimin e kohës të shëndrrohen në veprimtari kombëtare në dy organizata ilegale të formuara nën udhëheqjen e Sali Salihut. Njera quhej Organizata Politiko-Ushtarake ,,Përseri në Këmbë” të themeluar me 28 nëntor të vitit 1974 kurse tjetra quhej me emrin e Heroit kombëtar ,,Shaban Shala” e themeluar me 25 mars 1981.Nga organizata e fundit e ku kryetar ishte Salih Salihu i cili i kishte dhënë 60 copë parulla Zahirit ti shperndaj nëpër regjionin e Llapit, Prishtinës e në të gjitha anët e Kosovës.

Emocione të larta zgjoi edhe diskutimi dhe kujtimi i Sali Salihut i cili duke rrefyer per turturat qe ishin kryer mbi shqiptarët liridashës na ktheu vemendjen në vitet e rënda të asaj kohe nëper të cilat kaloi edhe i gjithë populli shqiptar.

Ndërsa Sali Salihu foli për rolin dhe kontributin e ish të burgosurëve politik shqiptar gjatë periudhave të ndryshme e më këtë rast në veçanti për rolin dhe kontributin e veprimtarëve të ndryshëm si dhe për veprimtarin e tij atdhetare ishte burgosur disa herë nga ish sistemi monist, serbo-sllav. Salihu përveç Zahirit në punimin e tij të zënë në gojë permend edhe shumë shokë edhe shumë emra të tjerë prej të cilve shumë prej tyre janë të vdekur por prej shumë atyre emrave ka edhe shumë të gjall. Ai jep edhe shumë detaje që i kishte pas me Zahirin, Hakifin, Ilirin e shokët e tjerë gjatë takimeve të shumta nëpër rrugë dhe në kafene të ndryshme dhe në lokalitete të ndryshme në trevat e ndryshme të Llapit e më gjerë.

Për  ndriqimin e veprimtarisë së Zahir Pajazitit kanë kontribuar me shkrimet e tyre edhe Rudi Berisha, Muhamet Rugova, Izet Shala, Dibran Fyelli, Mevlyde Mezini-Saraçi, Marinela Velaj, Milazim Kadriu, Agim Beqiraj,Violeta Hoxhaj-Hysenja, Sheremet Prokshi, Kimete Osmani-Beqiri, TrandofileMolla Baja, Kosovare Pajaziti, Fadil Curri, Namik Selmani, Shaban Emini, Shaban Pllana,Izet Hoti, Jah Fida, Nijazi Kastrati, Luljeta Thaqi-Osmani, Fatmirë Citaku, Isë Breçani, Shpëtim Avdi Carri, Bajram Bashota, Lumturije Drenica, Sherife Berisha-Thaçi, Xhemile Aliu, flora Halimi, Bahrije Qerimi-Spanca, Hajrush Redenica, Qazim Berisha, Xhevahir Skurra, Vehbi Ibrahimi,-Xhigolli, Arbenita Thaci, Rrahim Sadiku, Hamdi Aliu, Sami Sherifi, Ildije Xhamili, Shpresa Zuranci, Ramë Smajlaj, Zymer Mehani, Habib Nezir Zogaj, Zymer Mehanaj, Fadil Curri, Ahmet Ahmeti, Zymer Mehani, Salih Salihaj, Fadil Curri, Marienela Vleaj, Muhamet Rogova,etj.

Lavdi e perjetshme u qoftë heronjve të kombit Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhes që u vranë nga forcat paramilitare e policore serbe më 31 janar 1997 në Pestovë ku hasen në një pritë të bandave çetnike dhe pas një përleshje fyt me fyt më vrastarët, bien në altarin e lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat