Me ninullat e tua

Kultura

Me ninullat e tua

Nga: Zymer Mehani Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 11:49
Zymer Mehani

Me ninullat e Tua të ëmbla,
E shtrenjta ime-NËNË,
Shumë herë, unë biri Yt
Në gjumë pata rënë.

Tani më erdhi radha
Dhe mua, e dashur NËNË ,
Këngët të t'i këndoj
Por Ti, nuk zgjohesh, NËNË!

Fytyra Jote e bukur,
Zemra jote e dëlirë
Sa shpesh më kujtohen,
O NËNA ime e mirë!

Buzëqeshjet Tua të ngrohta
Porsi rrezet e diellit,
Sytë Tu shkëlqimtarë
Si kaltërsia e qiellit.

Në ëndërr më shfaqesh,
Shpeshherë e menduar
Prapë më këshillon
Rrugët për t'm'i treguar.

Shkove në amshim
E dashur NËNË Ti
Udhërrëfyese për mua
Gjer në PËRJETËSI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat