Hysenbelliu: Kombëtarja e Kosovës ka ecur shumë më mirë se ajo e Shqipërisë

Kultura

Hysenbelliu: Kombëtarja e Kosovës ka ecur shumë më mirë se ajo e Shqipërisë

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Fatmir Oni Hysenbelliu

Është njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri. Biznesmeni i njohur sot është zëvendës-president në “Hysenbelliu Group”, që drejtohen nga babai i tij. Fatmir Oni Hysenbelliu kishte pasion futbollin. Ai luajti në shumë ekipe të njohura në Shqipëri e jashtë vendit, për t’u tërhequr më pas e për t’iu drejtuar biznesit familjar.

Në një intervistë, Oni tregon se pse e la futbollin për t’u bërë pjesë e botës së biznesit.

Hysenbelliu: Fillova futbollin në akademinë e Partizanit

“U bëra tifoz i Juventusit, fillova futbollin në akademinë e Partizanit, pastaj me disa akademi të tjera Shqiptare, pastaj kalova në Angli, që luaja në akademinë e njërës ndër ekipeve më të mira në botë që është Tottenhami. Atje mora kontratë profesionistës tek ekipi i Barit në Itali, pastaj vazhdova në Lugano, Zvicër e pastaj për disa ekipe shqiptare”, tregoi Hysenbelliu.

Ndonëse, Oni është një tifozë i zjarrtë i futbollit. Ai ndjek edhe përfaqësueset, e ku thotë se djemtë e Kosovës, luajnë për fanellë dhe do ishte krenari të luash me këta djemë.

Hysenbelliu: Kombëtarja e Kosovës ka ecur shumë më mirë se ne 

“Kombëtarja e Kosovës ka ecur shumë më mirë se neve, në kaq pak vite të ecësh kaq mire është një arritje e madhe dhe unë shpresoj të kualifikohen në Evropian. Nëse në Kombëtaren tonë shoh që ka shumë xhelozi mes lojtarëve ndonjëherë aty shoh që ka lojtarë që luajnë për fanellë dhe janë çuna të ri që luajnë me shpirt, kjo më pëlqen dhe do ishte krenari të luash me këta djem dhe me atë kombëtare”, u shpreh ai.

Biznesmeni i njohur la futbollin, për të ndjekur një tjetër pasion të tij, atë të biznesit, kështu duke mbaruar shkollën për biznes e për t’u bërë pjesë e atyre familjare.

Hysenbelliu: Unë jam futur në biznes prej 4-5 vitesh 

“Tani unë jam futur në biznes prej 4-5 vitesh, atë që kam zgjedhur në biznes është atë për të cilën kam mbaruar shkollën atë edhe të cilën më jepet më shumë; dizajni, marketingu, merrem dhe me zhvillimin e projekteve të reja”- tregoi Oni.

Nuk u bë i njohur vetëm nga futbolli e biznesi, ai u bë pjesë e botës së shoë-bizit, pasi shpesh është shkruar për të dhe lidhjet e dashurisë me vajzat e njohura të ekranit, e po ashtu edhe jetës luksoze që ai bënë.

Hysenbelliu: Ndonjëherë ke qef të ecësh lirshëm 

“Nuk lodhëm në pjesën që shkruajnë sepse nuk është që kam bërë ndonjë gabim, gjithçka që kam bërë e kam bërë në mënyrën më korrekte, takimet, lidhjet kanë qenë më shumë korrekte. Jam nga ata personat që nuk më bezdisë nëse më pyesin njerëzit por që unë jam diskret sepse çdo femër kur mbaron diçka ose kur ka diçka me një mashkull do dhe ajo të jetë diskrete, por jam një person që nëse thua që më lodh pjesa të jesh në vëmendje, nuk është se më lodh por ndonjëherë ke qef të ecësh, të jesh më i lirshëm”, u shpreh Oni.

Fatmir Hysenbelliu tregon se shpesh e ka vizituar Kosovën dhe nuk e ka problem të ketë të dashurën nga Kosova, për të e rëndësishme është të dashuroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat